Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se është arrestuar Hajrullah Kamani, 21-vjeç i cili ka përndjekur në rrjetet sociale një vajzë 13-vjeçe.
‘E mitura është larguar nga banesa nga përndjekja. Pas një punë hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe kapje e autorit të dyshuar të këtij autori, Hajrullah Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës për Përndjekje. Është bërë e mundur gjetja e vajzës së mitur dhe ndodhet në gjendje të mirë.’- tha Vocaj.