13:56 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tiranë/ Nga dhuna ndaj infermierit te vjedhja dhe shkaktim i aksidentit, arrestohen 6 persona

10:14 | 15/08/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ushtroi dhunë ndaj motrës dhe e kërcënoi për t’i marrë shuma parash, pranga 47-vjeçarit në Peqin

Gjashtë persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme në Tiranë. Policia bën me dije se mes të arrestuarve është vënë në pranga një 18-vjeçar i cili ishte dënuar me 4 muaj burg për vjedhje. Në pranga është vënë në pranga i mitur 17-vjeçar pasi pas një konflikt për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht një person. Një 34-vjeçar u arrestua pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij. Një 23-vjeçar është vënë në pranga pasi ka goditur një infermier në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3: – ekzekutuan vendimin penal për shtetasin O. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 katër muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”;

– arrestuan një 17-vjeçar, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin L. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: – A. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij;

– A. Zh., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A. N., me detyrë infermier pranë këtij spitali.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit: – G. G., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– E. D., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi në Vorë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Fiat”, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin D. L., 23 vjeç, banues në Shkup. Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. L., dhe 2 pasagjerët në mjetin e tij, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Pas

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediat

Para

Tonin Vocaj: Finalizohen disa operacione me të arrestuar, qytetarët të denoncojnë në polici

Para
Tonin Vocaj: Finalizohen disa operacione me të arrestuar, qytetarët të denoncojnë në polici

Tonin Vocaj: Finalizohen disa operacione me të arrestuar, qytetarët të denoncojnë në polici

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/Ndoti mjedisin, duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin lëvizte, ndëshkohet me gjobë, 32-vjeçari.

Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Kapet me naftë kontrabandë pranë Qafë Thanës, arrestohet drejtuesi i mjetit, procedohet penalisht edhe një doganier

Bashkëpunoi me 3 vëllezërit Bushgjokaj për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, publikohet fotoja e Petrit Çakrit

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Korçë

Ndërtimet pa leje në Theth, Berisha i del në mbrojtje prokurores dhe sulmon SPAK

Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

Thirrja e kryeministrit Rama për qytetarët: Denonconi noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania

Të paktën 20 palestinezë të vrarë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, GHF akuzon Hamasin

Gjykata Kushtetuese ndërron qëndrim: Opozita mund të çojë çështjet e mandateve në Kushtetuese pa kaluar nga Kuvendi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.