Një autobus që po bartte pelegrinë pakistanezë u rrokullis në Iran, duke lënë të vdekur të paktën 28 pasagjerë, raportoi media shtetërore më 21 gusht. Sipas raportimit, 23 persona të tjerë janë lënduar. Aksidenti ndodhi në orët e vona të 20 gushtit në provincën qendrore iraniane të Jaztdit.
Aksidenti u shkaktua nga një defekt teknik në sistemin e frenimit të autobusit, sipas hetimeve fillestare të kryera nga policia e trafikut në Iran.
Miliona myslimanë shiitë aktualisht po marrin pjesë në pelegrinazhin e Arbainit, në Qerbela të Irakut. Kjo ngjarje shënon zinë 40-ditore pas martirizimit të Imam Husein bin Ali, një figurë qendrore e islamit shiit dhe nipi i Profettit Muhamed./ REL