Enver Balla 62-vjeçari i cili u vra nga i biri Esmerald Balla, do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit. Siç shihet edhe nga fotoja e letrës së lajmërimit, Balla do të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e Shënavlashit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku 62-vjeçari Enver Balla i raportuar nga familjarët i zhdukur prej 20 ditësh, është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, i cili më pas ia ka hedhur trupin në pus.
Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.
Djali e ka pranuar krimin para policisë, ndërsa ka thënë se e kishte vrarë të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash. Sipas raportimeve, hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit.