20:50 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Drama më e madhe që po i ndodh vendit”/ Jola Hysaj: Cens2023 tregoi rënie drastike të numrit të nxënësve në shkolla

20:24 | 09/09/2024
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Drama më e madhe që po i ndodh vendit”/ Jola Hysaj: Cens2023 tregoi rënie drastike të numrit të nxënësve në shkolla

Jola Hysaj, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, ka shprehur urimet e saj për nxënësit dhe mësuesit në fillim të vitit të ri shkollor, por njëkohësisht ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me rënien e numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar.

“Suksese të gjithë nxënësve në nisjen e vitit të ri shkollor, në veçanti të gjithë fëmijët që përjetojnë për herë të parë këtë ditë të rëndësishme,” ka shkruar Hysaj në Facebook.

Megjithatë, postimi i Hysajt është shoqëruar me një shqetësim të madh në lidhje me të dhënat e fundit për numrin e nxënësve. Ajo ka theksuar se ka një diferencë alarmante mes të dhënave të Cens 2023 dhe raportimeve të tjera. Sipas të dhënave të Cens 2023, numri i individëve mbi 6 vjeç që ndjekin arsimin parauniversitar ishte 317,213 nxënës, ndërsa INSTAT raportoi se ky numër ishte 349,827 nxënës për vitin shkollor 2023-2024. Kjo tregon një rënie prej rreth 27 mijë nxënësish ose 9.3% më të ulët në krahasim me shifrat zyrtare të raportuara në fillim të vitit akademik.

Hysaj ka shprehur keqardhje për këtë rënie drastike të numrit të nxënësve, duke përmendur se të dhënat e Cens 2023 tregojnë një ulje të dukshme të nxënësve në arsimin 9-vjeçar, ku INSTAT kishte raportuar mbi 258 mijë nxënës, ndërsa Cens 2023 tregoi rreth 231 mijë.

Në përfundim të postimit, Hysaj ka bërë thirrje për ndryshime të menjëhershme në qeverisje, duke theksuar se kjo është “drama më e madhe që po i ndodh arsimit dhe vendit tonë.”

Reagimi i plotë:

Suksese të gjithë nxënësve në nisjen e vitit të ri shkollor, Në vecanti të gjithë fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, sepse janë ata që e përjetojnë me më shumë emocione këtë ditë të rëndësishme në shkollimin e tyre.
Urimet për një vit të mbarë e të suksesshëm shkojnë dhe për të gjithë mësuesit dhe drejtorët e shkollave.
Me keqardhje duhet të pranojmë se të dhënat e Cens 2023 kanë zbuluar se numri individëve +6 vjeç që ndjekin arsimin parauniversitar ishte 317,213 nxënës, teksa në të njëjtin vit shkollor (2023-2024) INSTAT, referuar Ministrisë së Arsimit, raportoi se arsimin parauniversitar +6 vjeç e ndiqnin 349,827 nxënës.
Numri i nxënësve që ndjekin arsimin nga klasa e parë deri në përfundim të shkollës së mesme ishte rreth 27 mijë nxënës më pak ose 9.3% më i ulët se sa shifra zyrtare që është referuar në fillimin e vitit akademik.
Të dhënat e Cens 2023 kanë treguar rënie drastike të numrit të nxënësve në shkolla. P.sh., INSTAT referoi se në vitin akademik 2023-2024 e ndiqnin arsimin 9-vjeçar mbi 258 mijë nxënës, ndërsa sipas Cenc 2023 ky nivel arsimor ndiqej nga rreth 231 mijë nxënës.
Kjo është DRAMA më e madhe që po i ndodh arsimit dhe vendit tonë
Është koha të marrim frerët e fatit të vendit tonë në dorë, është koha të ndryshojmë këtë qeverisje më shpejt se kurrë më parë.

Pas

Rama: PS2030, synojmë të kemi 1 mln shqiptarë aktivë. Mos e shikoni politikën si sinonimin e së keqes

Para

Rënia e euros godet buxhetin, 112 mln euro dëmi në 7 muaj, por ka tkurrur edhe borxhin me 5.4% në 3 vite

Para
Rënia e euros godet buxhetin, 112 mln euro dëmi në 7 muaj, por ka tkurrur edhe borxhin me 5.4% në 3 vite

Rënia e euros godet buxhetin, 112 mln euro dëmi në 7 muaj, por ka tkurrur edhe borxhin me 5.4% në 3 vite

Discussion about this post

 



Të Fundit

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë

Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative

Trump në takimin me Shefin e NATO-s, e thotë sërish: Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Zjarr në fshatin Delisuf të Vlorës, digjet një hektar me shkurre, nuk raportohen dëme njerëzore

Përmbytjet masive në Teksas/ Alarm në Hill Country, mbi 129 të vdekur dhe 170 të zhdukur

Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

BE reagon pas ultimatumit të Trump për Rusinë, Kaja Kallas: 50 ditë është një kohë e gjatë për një marrëveshje në Ukrainë

Valët e të nxehtit shkaktuan 1180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.