Pak më parë, makina e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali u fut brenda oborrit të Kuvendit, ndërsa dyert e saj u bllokuan nga kolegët demokratë.
Pas largimit të automjetit, Flamur Noka në një fjalë për mediat, u shpreh se Spiropali në të vërtetë “ka hyrë në godinë nga një hyrje anësore”. Automjeti i kryeparlamentares ka mbërritur bosh te oborri i Kuvendit, një kurth ky për të shmangur përplasjen me deputetët e opozitës.
Deputetët e PD vazhdojnë protestën e tyre jashtë dyerve të Kuvendit pas përjashtimit të 24 ligjvënësve nga Sekretariati i Etikës një ditë më parë. Ndëshkim i cili erdhi pasi të hënën opozita dogji karriget e Kuvendit në shenjë proteste për burgosjen e Ervin Salianjit.