23:26 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Biden aprovon furnizimin e Ukrainës me mina kundër këmbësorisë

11:30 | 20/11/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Biden aprovon furnizimin e Ukrainës me mina kundër këmbësorisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka miratuar furnizimin e Ukrainës me mina kundër këmbësorisë, tha një zyrtar amerikan për Reuters.

Ky shihet si një hap që mund t’i ndihmojë Ukrainës ta ndalë përparimin e forcave ruse në lindje të vendit, posaçërisht nëse minat përdoren bashkë me municionet e tjera nga Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara presin që Ukraina t’i përdorë minat në tokën e vet, edhe pse ka kërkuar që ato të mos përdoren në pjesët e banuara me civilë, tha zyrtari.

Washington Post raportoi i pari për vendimin e Bidenit.

Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën me mina kundërtanke gjatë gjithë luftës së saj me Rusinë, por shtimi i minave kundër këmbësorisë ka për qëllim frenimin e përparimit të këmbësorisë ruse, theksoi zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

Minat amerikane dallojnë nga ato të Rusisë, sepse ato janë të “paqëndrueshme” dhe bëhen të padobishme pas një kohe, tha zyrtari. Atyre u nevojitet bateria për të shpërthyer dhe nuk mund të shpërthejë pasi t’u ketë mbaruar bateria.

Të martën, Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, ia dha në ditën e 1.000-të të luftës.

Moska tha se përdorimi i ATACMS-ve, raketat më rrezen më të gjatë që Uashingtoni e ka furnizuar deri tani Ukrainën, është shenjë e qartë se Perëndimi dëshiron ta përshkallëzojë konfliktin.

Të martën, presidenti rus Vladimir Putin e uli pragun për përdorimin e armëve bërthamore si përgjigje ndaj një game më të gjerë të sulmeve konvencionale.

Rusia ka muaj që e paralajmëron Perëndimin se, nëse Uashingtoni e lejon Ukrainën të hedhë raketa amerikane, britanike dhe franceze thellë brenda Rusisë, atëherë Moska do t’i konsiderojë këto vende anëtare të NATO-s si të përfshira drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë./Rel

Pas

Kapet me kokainë dhe pistoletë, arrestohet shqiptari në Itali

Para

Buxheti 2025 për Bashkitë/ PD: Më antinjerëzori në kontinent, ul ndihmën ekonomike dhe shton taksat

Para
Buxheti 2025 për Bashkitë/ PD: Më antinjerëzori në kontinent, ul ndihmën ekonomike dhe shton taksat

Buxheti 2025 për Bashkitë/ PD: Më antinjerëzori në kontinent, ul ndihmën ekonomike dhe shton taksat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.