Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate në lidhje me vendimin e Gjykatës Administrative, që ktheu në Kuvend deputetët e PD të përjashtuar.
Peleshi: Mund të mos jetë i drejtë një vendim gjykate, të mos djegim karrigen kur nuk jemi dakord me një vendim gjykate, por duhet të ndjekim procedurën. Ne do ndjekim procedurën. Ky precedent që një Gjykatë Administrative merr atributet e organeve të Kuvendit, ne nuk jemi dakord, por kjo nuk do të thotë se do të djegim karriget, por do ndjekim procedurat.