04:46 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjykata i fali 2 vite e 7 muaj burg Julian Gjoshit, e la në shërbim prove për 3 vite TPZ

11:17 | 04/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata i fali 2 vite e 7 muaj burg Julian Gjoshit, e la në shërbim prove për 3 vite   TPZ

Është siguruar vendimi i plotë që i fali 2 vite 7 muaj e 9 ditë burg duke liruar nga qelia Julian Gjoshin, kunatin e Altin Hajrit, që vrau me armë zjarri të dielën e 1 dhjetorit në Ndroq të Tiranës 50-vjeçarin Alfred Dedja.

Gjoshi ra në pranga më 19 janar të 2021, pas një kontrolli rutinë të forcave operacionale “Shqiponjat” ku e konstatuan duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Pas kontrolleve në makinë poshtë sediljes së shoferit, i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe karikatorin me fishekë brenda saj.

Gjykata e Tiranës vendosi ta lirojë nga qelia 26 vjeçarin më 23 dhjetor të vitit 2023, ndërkohë që gjykimi i tij u bë me procedurë të shkurtuar, ku përfitoi zbritjen e dënimit me 1/3.

Gjyqtarja Shefkie Demiraj (Mataj), pranoi pretencën e prokurorit Hysni Mulaj për ta dënuar Gjoshin me 6 vite, por aplikoi nënin 59 të Kodit Penal mbi rrethanat lehtësuese.

Në vendimin e Gjykatës bien në sy një sërë elementesh, nga një problem shëndetësor i të pandehurit, nevoja e babait të tij për përkujdesje, pendesa e thellë e të riut apo respekti që ai dhe familja e tij gëzonin në komunitetin ku jetonin.

Arsyetimi

Gjykata merr në konsideratë faktin se i pandehuri ka mbajtur qëndrim pendues ndaj veprave  penale të kryer nga ana e tij gjatë shqyrtimit gjyqesor

Gjykata  në aplikimin e nenit 59 te K Penal ka  ne qëndër të vëmendjes  gjendjen   e rëndë shendetësore  të të pandehuri  ku sipas raportiti   te  koronografise date 21.09.2020  është arritur në konkluzion  Infarkt akut  miokardi pa ngritje  te segmentiti  ST, ne pacient me stenoze  kritike  të trunkut komun dhe sëmundje 3- vazale të artiereve koronare

Gjykata gjithashtu  ne aplikimin e nenit 59 te K Penal ka  në qënder të vemendjes   faktin  se i pandehuri  dhe familja e tij gëzojne  respekt ne komunitetin ku  jetojne

Gjykata merr ne konsiderate edhe gjëndjen e  renduar  shëndetesore të babait të të pandehurit ku sipas aktit  mjekësor nr 1213 regjistri  leshuar nga mjekja  J. C. ,ndër te tjera thuhet  se duhet  te kete familjarin në cdo moment  per perkujdesje

Veç kësaj vijon në arsyetimin e saj gjykata, nga arma e zjarrit të sekuestruar, nuk është provuar të jetë bërë qitje nga i pandehuri, ndërkohë që rezultuan se pistoleta dhe fishekët, ishin në gjendje normale për qitje.

Gjatë leximit të vendimit, ngrihen pikëpyetje mbi një deklarim të Julian Gjoshit në momentin e dëshmisë para OPGJ-së se arma nuk ishte e tij por e kishte gjetur në rrugë dhe do ta dorëzonte në Komisariat.

Në vendimin e Gjykatës, palët pranuan autorësinë e të riut, dhe nuk pasqyrohet më tej, nëse ky deklarim ishte i saktë apo i rremë.

Julian Gjoshit iu falën 2 vite 7 muaj e 9 ditë burg duke e vënë në provë për një afat 3 vjeçar, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale.

Pas

Homazhet për Arben Tafajn/ Berisha: Mirënjohje të thellë për një qytetar dhe qeveritar shembullor të Tiranës

Para

EMRI/ U zbuluan nga aplikacioni “ANOM”, del në gjyq grupi i trafikut të kokainës në Mal të Zi, mes tyre shqiptari

Para
EMRI/ U zbuluan nga aplikacioni “ANOM”, del në gjyq grupi i trafikut të kokainës në Mal të Zi, mes tyre shqiptari

EMRI/ U zbuluan nga aplikacioni “ANOM”, del në gjyq grupi i trafikut të kokainës në Mal të Zi, mes tyre shqiptari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.