06:07 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EMRI/ U zbuluan nga aplikacioni “ANOM”, del në gjyq grupi i trafikut të kokainës në Mal të Zi, mes tyre shqiptari

11:19 | 04/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
EMRI/ U zbuluan nga aplikacioni “ANOM”, del në gjyq grupi i trafikut të kokainës në Mal të Zi, mes tyre shqiptari

Përveç 5 aplikacioneve të zbërthyera nga policitë europiane në bashkëpunim me Europol, të dhënat e dala nga një tjetër aplikacion po furnizojnë agjencitë ligjzbatuese. Bëhet fjalë për mesazhet e shkëmbyera në aplikacionin “ANOM”, i krijuar nga FBI, duke çuar në grackë mijëra përdorues.

Në Mal të Zi ka nisur procesi ndaj një grupi të trafikut të drogës midis Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Austrisë dhe Holandës. Mes 11 të akuzuarve është edhe shqiptari i kërkuar Nikolin Pepaj, ndërsa të tjerët janë Milan R. Jankovic nga Tivari, Toni N. Junčaj nga Tuza, Darko T. Vukçevic nga Podgorica, Bozhidar T. Vukçevic nga Golubovaci, Sllađan R. Gjinoviq me vendbanim në Zetë, Spasoje A. Zlaticanin me vendbanim, Alen M. Đoljević, me banim në Tuz, Filip Gj. Krstonijevic nga Podgorica, Milan S. Milović me vendbanim në Sutomore, Anton Š. Ljucđonaj me vendbanim në Tuz. Nikolin Pepaj akuzohet si bashkëkryerës në veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave.

Në seancën paraprake, janë shpallur të pavlefshme disa dokumente të dorëzuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për autoritetet malazeze, përfshirë edhe disa komunikime në shqip. Në vendim thuhet se nga shkresa e lëndës janë nxjerrë prova juridikisht të pavlefshme: “Flash memorie USB që përmban komunikime nga aplikacioni i koduar “Anom” 23.512 skedarë me përmasa 21.2 GB, të cilat janë dorëzuar me shkresën e Departamentit të Drejtësisë së SHBA të datës 28.06.2022, të cilat janë dorëzuar me bashkëngjitje në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Shtetit të datës 20.04.2022.

 

Përkthimi i komunikimit të veçantë në platformën “ANOM” nga shqip në gjuhën malazeze, i cili është bërë ndërmjet përdoruesve “Ëoulditp” dhe “Hislungs”. Shënime zyrtare të Drejtorisë së Policisë për identifikimin e përdoruesve të aplikacionit “ANOM” Darko Vukçevic, Bozhidar Vukçevic, Spasoj Zlatiçanin, Milan Milovic, Filip Krstonijevic, Alen Doljevic, Toni Junçaj. Sipas formës së prerë të këtij vendimi, provat e veçuara do të mbyllen në zarf të posaçëm dhe do t’i jepen për ruajtje gjyqtarit hetues të kësaj gjykate, të ndara nga dosjet e tjera dhe nuk mund të shikohen apo përdoren në procedurë”, thuhet në vendim.

Pas

Gjykata i fali 2 vite e 7 muaj burg Julian Gjoshit, e la në shërbim prove për 3 vite TPZ

Para

Sekuestrohen 140 kg kanabis në Shkodër, arrestohen 61-vjeçari, djali dhe dy nipat. Ja çfarë gjeti policia

Para
Sekuestrohen 140 kg kanabis në Shkodër, arrestohen 61-vjeçari, djali dhe dy nipat. Ja çfarë gjeti policia

Sekuestrohen 140 kg kanabis në Shkodër, arrestohen 61-vjeçari, djali dhe dy nipat. Ja çfarë gjeti policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.