13:26 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

‘Dorëzoni armët, ose do groposeni me to’, Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

16:16 | 25/12/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Dorëzoni armët, ose do groposeni me to’, Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

Presidenti turk Tajip Erdogan tha të mërkurën se grupi i militantëve kurdë në Siri, ose do të dorëzojë armët ose ‘do të groposet’ bashkë me to.

Pas rrëzimit të Bashar al-Asadit nga pushteti Ankaraja ka këmbëngulur vazhdimisht që grupi të shpërbëhet, duke shtuar se ai nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.

“Vrasësit separatistë ose do t’u japin lamtumirën armëve, ose do të groposen në tokat siriane së bashku me to”, tha zoti Erdogan para ligjvënësve të partisë së tij në pushtet AK.

“Ne do ta zhdukim organizatën terroriste që po përpiqet të krijojë një mur gjaku mes nesh dhe vëllezërve tanë kurdë“, shtoi ai.

Turqia e sheh grupin e militantëve kurdë të YPG-së, që përbëjnë trupat kryesore të Forcës Demokratike Siriane (SDF), aleate të Shteteve të Bashkuara, si një zgjatim të partisë së shpallur të jashtëligjshme, ajo e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Kjo e fundit ka zhvilluar kryengritje kundër shtetit turk që nga viti 1984.

PKK-ja është shpallur organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ankaraja i ka bërë vazhdimisht thirrje Uashingtonit aleatit të saj në NATO, si dhe të tjera vendeve, që të mos vazhdojnë ta mbështesin YPG-në.

Më herët, Ministria turke e Mbrojtjes tha se forcat e armatosura kishin vrarë 21 militantë të YPG-PKK-së në pjesën veriore të Sirisë dhe në Irak.

Pas

Publikohen pamjet brenda avionit pak para rrëzimit në Kazakistan, pasagjerët e tmerruar duke u lutur! Momenti kur disa gjenden gjallë pas përplasjes

Para

Rikthim mes patriotëve dhe artdashësve shqiptarë, këngëtarja Parashqevi Simaku viziton shoqatën Vatra

Para
Rikthim mes patriotëve dhe artdashësve shqiptarë, këngëtarja Parashqevi Simaku viziton shoqatën Vatra

Rikthim mes patriotëve dhe artdashësve shqiptarë, këngëtarja Parashqevi Simaku viziton shoqatën Vatra

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Të mbledhin plaçkat, boll është boll”- Rama paralajmërim inspektorëve Bashkisë Tiranë dhe IKMT

Prej 4 ditësh digjet zjarri në landfillin e Elbasanit, Berisha: Rama hesht si fije bari

Rama, thirrje bizneseve: Lironi hapësirat publike, do të përballeni me ndjekje penale

Përplasen dy autobusë në Athinë, 47 të plagosur, mes tyre 17 fëmijë

“Votim familjar nën mbikëqyrjen e kamerës së qeverisë”- Berisha publikon video të reja nga zgjedhjet e 11 Majit

Procedohen penalisht 5 shtetas për aktivitete të paligjshme në liqen dhe në kalatë, në kuadër të operacionit “Komani”

Sali Berisha uron Donald Trump për Pavarësinë e SHBA-ve: Amerika ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e kombit shqiptar

Ministri Hasani: Do të konsolidojmë bashkëpunimin me Konsujt e Nderit për diplomacinë ekonomike

Kukës / Goditet rrjet i trafikimit të armëve nga Kosova në Shqipëri, finalizohet operacioni “Kalibri”

Rusia vijon sulmet me dronë në Kiev, 23 të plagosur dhe dëme të shumta në infrastrukturën e kryeqytetit ukrainas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.