Një operacion është zhvilluar gjatë natës nga policia e Gjirokastrës me qëllim goditjen e një rrjeti shpërndarjeje lëndësh narkotike.
Operacioni rezultoi me ekzekutimin e 9 urdhërarresteve për persona të grupmoshave 30-50 vjeç. Identitetet e nënë personave të vënë në pranga ende nuk dihen. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi.
Sipas informacioneve hetimet për grupin trafikant kishin nisur prej disa muajsh, ndërkohë autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar të tjera lidhje të mundshme të grupit dhe për të ndaluar individë të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.