Një 53-vjeçar është arrestuar në Laç, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për përdhunim dhe emigracion të paligjshëm. Në pranga ka përfunduar shtetasi Kastriot Marku alias Erjon Prenga alias Ervis Murati alias Landi Lleshaj.
53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e apelit në Firenze, e ka dënuar me 7 vite e 4 muaj e 8 ditë burg për veprat penale “Dhunë Seksuale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon me procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kurbin/ Finalizohet operacioni policor të koduar “FOUR”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Me katër emra të ndryshëm për ti shpëtuar Policisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, kapet dhe vihet në pranga në Laç, Kurbin 53-vjeçari Operacioni për kapjen e këtij shtetasi u zhvilluan dhe finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë.
Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë , si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të kërkuar i cili lëvizte me gjeneralitete të ndryshme për t’ju shmangur Policisë, shërbimet Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “FOUR”.
Në kuadër të këtij operacioni falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, në Laç u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit Kastriot Marku alias Erjon Prenga alias Ervis Murati alias Landi Lleshaj 53-vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e apelit në Firenze, e ka dënuar me 7 vite e 4 muaj e 8 ditë burg për veprat penale “Dhunë Seksuale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.