12:59 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plani i ri Strategjik i Kuvendit 2025-2030, Spiropali: Kuvendi udhëheq procesin e anëtarësimit, garanton legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen

17:22 | 29/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plani i ri Strategjik i Kuvendit 2025-2030, Spiropali: Kuvendi udhëheq procesin e anëtarësimit, garanton legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, zhvilloi një takim për konsultimin e draftit të Planit të ri Strategjik të Kuvendit 2025-2030 me ambasadorët e vendeve të BE-së, Përfaqësisë së OSBE në Shqipëri, kryetarët e komisioneve parlamentare, si dhe partnerë strategjikë.

Pasi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e funksionimit të Kuvendit, në procesin legjislativ, kontrollin parlamentar dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare, Kryeparlamentarja u ndal në arritjet gjatë zbatimit të Planit të parë Strategjik të Kuvendit 2020-2025, si dhe ndau disa nga çështjet që janë përfshirë në draftin e Planit të ri Strategjik të Kuvendit 2025-2030.
“Plani Strategjik 2025-2030 përfaqëson një vizion të qartë dhe të vendosur, vizion i cili para së gjithash pasqyron Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Shqipëria nuk po pret të jetë gati. Shqipëria po vepron sot – me reforma, me përkushtim dhe Kuvendi synon të jetë zemra e kësaj përpjekjeje. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 është një objektiv ambicioz, por tërësisht i realizueshëm, nëse mbajmë parasysh shpejtësinë e këtij procesi dhe thellësinë e reformave, masave e veprimeve që kemi ndërmarrë gjatë kohëve të fundit, si mbajtja e mbledhjes së dytë dhe të tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe çelja e negociatave për grup-kapitujt I-Themelorët dhe VI-Politika e Jashtme dhe të Sigurisë. Strategjia e Kuvendit 2025-2030 është një pjesë e masave tona për arritjen e këtij objektivi dhe Kuvendi duhet të ngrihet në lartësinë që paraqet kjo sfidë. Ne po punojmë që në mbyllje të legjislaturës së ardhshme, Kuvendi i Shqipërisë të jetë parlamenti i një vendi anëtar të Bashkimit Europian”, u shpreh znj. Spiropali.
Duke u ndalur në shtyllat kryesore, znj.Spropali nënvizoi se Plani Strategjik përcakton prioritetet e zhvillimit të Kuvendit të Shqipërisë për periudhën 2025–2030 për të përmbushur me sukses vizionin dhe misionin e tij, si dhe për të arritur standardet më të larta të demokracisë parlamentare.
Duke u ndalur në disa projekte të suksesshme që janë mundësuar fal mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve strategjikë, znj.Spiropali nënvizoi se këto bashkëpunime dëshmojnë përkushtimin për një Kuvend më të hapur, më të përgjegjshëm dhe më të angazhuar, në interes të qytetarëve shqiptarë.

“Për ne, ky plan nuk është thjesht një dokument; është angazhimi ynë për të ardhmen e përbashkët. Një angazhim që do të jetë i mundur vetëm me bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm. Në fund të fundit kjo është një përpjekje e përbashkët dhe ky është Kuvendi i të gjithë shqiptarëve. Ju ftoj të jeni aktiv në këtë proces dhe që sot të fillojmë diskutimet konkrete mbi draftin që kemi dhe mbi propozimet që keni bërë për projekte dhe nevojat që ka Kuvendi në bazë të një vlerësimi të nevojave që kemi bërë dhe po bëjmë”, përfundoi znj.Spiropali.

Gjatë takimit Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, z. Genci Gjonçaj, bëri një prezantim dhe detajim të disa nga objektivat e Planit Strategjik të Kuvendit 2025-2030. Z.Gjonçaj theksoi se synimi final është arritja e një dokumenti, që të reflektojë kontributin e të gjithë faktorëve, të analizojë të dhëna dhe praktikat më të mirat të vendeve partnere, duke u siguruar që ky plan të adresojë si sfidat ashtu edhe mundësitë.

Ambasadorët e pranishëm në aktivitet: z. Silvio Gonzato, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri, z. Niklas Ström, Ambasador i Suedisë në Shqipëri, znj. Monika Zach, Ambasadore e Austrisë në Shqipëri, z. Karl Bergner, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, z.Michel Tarran, Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, znj. Fiona Mçluney, Koordinatore e Përhershme e OKB-së, znj.Shakira Birtëhistle, Sekretare e Parë e Ambasadës Britanike në Shqipëri, përfaqësues të shoqërisë civile, etj, gjatë diskutimeve të tyre shprehën vlerësimin për partneritetin e deritanishëm me Kuvendin e Shqipërisë dhe nënvizuan përkushtimin për të vijuar punën në forcimin e qeverisjes demokratike, rritjen e efektivitetit institucional, për të ndërtuar një parlament që është transparent, gjithëpërfshirës dhe i gatshëm për të përballuar sfidat e rrugëtimit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në përfundim të takimit Kryetarja e Kuvendit, znj.Elisa Spiropali, bëri të ditur se procesi i konsultimit të draftit final të Planit të ri Strategjik të Kuvendit do të vijojë me grupet parlamentare, median, shoqërinë civile, si dhe me aktorë të ndryshëm të shoqërisë.

Pas

Pezullimi i fondeve nga SHBA. Çfarë do të ndodh me hetimet e SPAK dhe te BKH kush do ti financojë?

Para

Administrata e Presidentit Trump ndalon përkohësisht ndihmat e huaja

Para
Administrata e Presidentit Trump ndalon përkohësisht ndihmat e huaja

Administrata e Presidentit Trump ndalon përkohësisht ndihmat e huaja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Grupi i PPE-së në Këshillin e Europës u trondit nga pamjet e farsës elektorale të 11 majit në Shqipëri

Izraeli sulmon burgun në Teheran

Tragjedi në Ferizaj: Humb jetën një 4-vjeçar pasi u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 7 vatra zjarri, 2 ende aktive

Ina Zhupa kundër ligjit për Zonat e Mbrojtura: “Antikushtetues dhe shkatërrues për trashëgiminë kombëtare”

Izraeli sulmon centralin bërthamor të goditur nga SHBA-të

E paprecedentë në Vlorë! Aksidenti shkakton konflikt mes shoferëve, njëri prej tyre përplas makinën tjetër dhe e nxjerr nga rruga

Kadastra e Ullirit/Regjistrime të reja në Fier dhe Vlorë,cilat janë zonat e përfshira

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy vëllezër për vrasje me paramendim, tre të tjerë të akuzuar për përkrahje dhe moskallëzim krimi

Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS mbi 400 vota të padrejta në procesverbalë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.