Në një deklaratë të fundit, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza të forta kundër Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës, duke i lidhur ata me një sistem të korruptuar dhe të lidhur ngushtë me krimin e organizuar.
Berisha ka theksuar se, përmes ndikimit të Sorosit, është krijuar një mjedis ku korrupsioni dhe krimi janë bërë të pazgjidhshme, duke shpërbërë strukturat e drejtësisë që dikur luftonin krimin dhe duke mbajtur një numër të ulët të dënimeve për krimin e organizuar. Ai ka shprehur shqetësimin për ndikimin që ka pasur ky sistem në drejtësinë shqiptare, duke e lidhur këtë me fshirjen e çdo lidhjeje të Ramës me Sorosin dhe përpjekjet për të mbrojtur këtë “narkoshtet” të krijuar.
Jo nga Sali Berisha dhe qeveria e tij, por nga Fatos Nano dhe qeveria e tij, u themelua një prokurori që quhej, Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ajo prokurori ka dënuar me dënime për jetë krerët kryesorë të bandave në Shqipëri.
Ajo prokurori lëshonte në një dorë, 53 mandate dhe ekzekutonte 47-48 prej tyre.
Ajo prokurori i gjente dhe i solli nga ana e anës, kapobandat nga papafingot e Ankarasë, në Suedi, Itali e erdhën e morën dënime për jetë.
Ajo prokurori po të hyni në media, nuk gjeni as regjistrime, as ç’regjistrime. Funksiononte në përputhje me ligjin.
Politika në atë kohë kishte zero tolerancë ndaj krimit.
Tani vijmë te korrupsioni.
Prokuroria e Krimeve të Rënda të cilën e shpërbënë në mënyrën më kriminale, i nxorën një nga një vetëm se kishin dënuar banditët e PS. Kjo prokurori nuk kishte tagër dënimin kundër korrupsionit.
Korrupsioni kishte një Task-Force e kryesuar nga një prokuror, por e përbërë nga prokurorë, OPGJ, agjentë të SHISH, Agjentë të agjencisë kundër larjes së parave, agjentë të tatimeve dhe doganave. Aty ishin shumë sy, aty dosjet nuk dështonin.
Dhe aty që ta dini ju, ka patur në kryeministri një departament Antikorrupsion. Me qindra dosje nga antikorrupsioni i kryeministrisë, kalonin tek kjo task force. Tani të vijmë tek nivelet e larta. Ligji ndalonte në mënyrë kategorike ministrat të kishin të bënin me tenderat. Asnjë prej tyre nuk ishte kryetar i autoritetit kontraktor. Autoriteti kontraktor drejtoheshin nga Sekretari i Përgjithshëm dhe zv/ministrat.
Edi Rama kur erdhi në pushtet i mori një nga një ministrat e PD dhe gjeti zero ndër to. Nxori mis radarin, Mimi Radarin në konferencë shtypi jo nga Ministria e Mbrojtjes, por nga kryeministria doli Mimi Radari, dhe tha se Arben Imami do të shkojë në burg. Imami kishte zbatuar vetëm ligjin.
Mori Myqerem Tafaj, i tha prokurori; të lutem shumë më fal, por nuk kam rrugë tjetër vetëm ta çoj. E çoi por zero. Pra nuk ka gjetur asnjë ministër.
Mori Sali Berishën mbi bazën e falsitetit se i ka dhënë dhëndërriti të tij tokë publike, ndërkohë kur toka ishte e asaj familje në 10 breza, me dokumente zyrtare të qeverisë italiane të asaj kohe dhe qeverisë komuniste në 1946. Pra, nuk mund të dënosh njerëz të cilët nuk kanë bërë një krim.
U dënuan në 2 vite nga Task Force e antikorrupsionit, merrni raporte të DASH në vitet 2008-2009-2010 dhe ato tregojnë se në vitet 2008-2009 u dënuan 630 punonjës për korrupsion. U hetuan 1430 punonjës. Ndërsa në SPAK-un e Dumanit dhe Krajës janë dënuar në 2 vite gjithsej korrupsion dhe krim i organizuar 1999 persona. 3.1 herë më pak. Sepse Sorosi mbolli korrupsionin, nuk kishte këtu qëllim tjetër vetëm të konsolidohej narkoshtetit i Edi Ramës.
Edi Rama e kishte vetë këtë pasion për drogën dhe krimin dhe Xhorxh Soros bëri gjithçka, dhe përdori pushtetin e çdo influencë për të ndërtuar një sistem që i atij të vijnë gjer këtu.
Të vijmë këtu ku jemi sot. E morët vesh që i ka fshirë të gjitha fotot e Soros, i fshiu. ‘Ëok Culture’. I fshiu, çfarë ka? Më gjej një me Aleksin. I zhduku vëllaut Aleks. E di ti se i shkonte në ditëlindje me baule, me familje dhe djalë, e Aleksi vinte në ditëlindjen e tij.
I ka fshirë sepse, si kukull e Sorosit i cili u shpall armik në SHBA dhe kukulla e Soros nuk mund të jetë ndryshe.
Xhorxh Soros u shpall armik, me të drejtë.