22:36 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryeministri emëron veten dhe 7 ministra në krye të shkencës/Shqipëria e fundit në Evropë për kërkim shkencor

16:42 | 29/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryeministri emëron veten dhe 7 ministra në krye të shkencës/Shqipëria e fundit në Evropë për kërkim shkencor

Me një vendim të datës 28 maj, të firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, qeveria ka ngritur Këshillin Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor (KKSHKSH), një organ i ri që do të drejtohet de facto nga Kryeministri Edi Rama, i cili është emëruar si kryetar i këtij këshilli.

Vendimi, që ka kaluar pa shumë bujë publike, parashikon që në përbërje të KKSHKSH-së të jenë 19 anëtarë, mes tyre 7 ministra, përfaqësues të agjencive shtetërore dhe vetëm 4 përfaqësues nga universitetet, si dhe kryetari i Akademisë së Shkencave. Në thelb, akademikët zëvendësohen nga politikanët, ndryshe nga struktura e mëparshme ku kërkimi shkencor drejtohej nga Këshilli i Akademikëve dhe vetë universitetet.

Këshilli i ri do të mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), që do të veprojë si sekretariat teknik.

Sipas Qëndresës Qytetare, ky vendim cënon lirinë akademike dhe bie ndesh me ligjin për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, duke i dhënë goditjen përfundimtare pavarësisë së universiteteve dhe zhvillimit të arsimit cilësor në vend.

Situata është edhe më alarmante në aspektin financiar:

  • Vetëm 0.056% e PBB-së është alokuar për kërkimin shkencor në vitin 2025, shumë larg minimumit 1% të kërkuar nga direktivat e BE-së;

  • Universitetet përdorin mesatarisht vetëm 0.15% të të ardhurave nga tarifat e studentëve për kërkimin shkencor, ku Universiteti i Tiranës bie në nivelin më të ulët me vetëm 0.09%;

  • Shqipëria renditet e fundit në Evropë përsa i përket intensitetit të kërkimit shkencor, me vetëm 6 artikuj shkencorë për 100,000 banorë.

“Ky vendim është simboli i kapjes përfundimtare të arsimit nga politika dhe një hap mbrapa në ringjalljen e universiteteve shqiptare,” – thekson Qëndresa Qytetare në reagimin e saj.

Pas

Trajneri i Serie A rinovon kontratën, vjen firma

Para

I akuzuar për korrupsion të funksionarëve të drejtësisë, GJKKO zbut dënimin për Nikolin Nikën

Para
I akuzuar për korrupsion të funksionarëve të drejtësisë, GJKKO zbut dënimin për Nikolin Nikën

I akuzuar për korrupsion të funksionarëve të drejtësisë, GJKKO zbut dënimin për Nikolin Nikën

 



Të Fundit

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën

Italia në alarm, zgjebja po përhapet me shpejtësi, rastet u shtuan me 750% në tre vjet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.