Aq sa qesharake mund të duket në pamje të parë, aq shqetësuese bëhet nëse e mendon më gjatë. Ndërtimet pa kriter, me leje apo leje, shtesa ose zgjatime kanë qenë gjithmonë problematike në Shqipëri, por këtë radhë fokusi i problemit është disi ndryshe. Një autobus në qytetin e Gjirokastrës ka ngecur në murin e një ndërtimi, që me sa duket është një shtesë e mëvonshme e tij, ndoshta edhe pa leje.
Shoferi me sa duket nuk ka arritur ta parashikojë këtë zgjatim që del nga kati i dytë i ndërtesës, duke u përplasur në të, ndersa parasagjeret kane dale nga mjeti te trembur.