16:52 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Çfarë duhet të dini për emigrimin në Kanada, kush ka prioritet për vizë pune

14:12 | 05/11/2016
në Sociale, Te Fundit
0

Kanadaja do të hapë dyert dhe do të pranojë 300 mijë emigrantë, edhe pse rekomandimet ishin për rritje të numrit të tyre në mënyrë që vendi të ketë më shumë fuqi punëtore dhe rritje ekonomike.

Në një njoftim të zyrës kanadeze të Emigracionit thuhet se baza e pranimeve do të jetë fillimisht 300 mijë, si banorë të përhershëm dhe shumica e tyre që do të përzgjidhen do të jenë emigrantë ekonomikë.

Këtë vit, sikurse ka ndodhur që nga 2011, Kanadaja ka pranuar 259 mijë shtetas të huaj, ndaj për ministrin e Emigracionit John Mçallum duke e bërë objektivin e përvitshëm 300 mijë është një themel i fortë.

Ashtu si shumë vende të zhvilluara, Kanadaja ka një popullsi prej 35 milionë banorësh, por shumica në plakje, çka përbën një sfidë për rritjen ekonomike.

Një këshille ekonomike e rekomanduar së fundmi për vendin, ishte që Kanadaja të rriste objektivin e saj vjetor të emigracionit për 450,000 gjatë pesë viteve të ardhshme.

Rregullorja

Sipas rregullores që ka përcaktuar qeveria kanadeze, aplikimi kalon nëpër disa faza, por më e rëndësishmja është intervista, në të cilën merret edhe vendimi për kualifikimin apo jo të kërkesës së aplikantit. Intervista zhvillohet në Konsullatën Kanadeze midis një oficeri të imigracionit kanadez dhe aplikantit. Pas përfundimit me sukses të saj duhet që aplikanti të kryejë një kontroll mjekësor nga një mjek i njohur prej Qeverisë Kanadeze.

Ky kontroll duhet të bindë Ambasadën se personi në fjalë dhe anëtarët e familjes së tij nuk paraqesin problem për shëndetin publik kanadez me gjendjen e tyre shëndetësore. Disa ambasada pas marrjes së rezultatit të analizave mjekësore i kërkojnë aplikantit të transferojë fonde të mjaftueshme monetare në një llogari bankare në Kanada të hapur në emër të tij. Nga ana tjetër, që Ambasada të marrë vendimin përfundimtar, pra lëshimin e vizës, duhet që edhe Ministria e Brendshme Kanadeze të japë miratimin e saj pas shqyrtimit që ajo i bën të dhënave personale të aplikantit.

Profesionet

Për të siguruar një qëndrim të përhershëm në një prej qyteteve të Kanadasë duhet të plotësoni formularët e duhur, në bazë të interesit që ju keni. Nëse jeni një profesionist i kualifikuar dhe nëse nuk keni një ofertë pune, atëherë duhet të pajiseni me një kod (NOC), që përbëhet nga katër shifra dhe që identifikon profesionin në të cilin ju dëshironi të punoni. Ekziston një listë prej 520 lloje punësh. Profesionet më të kërkuara janë: kuzhinierë, menaxherë restorantesh, infermierë, arkitektë, mjekë, dentistë, biologë, mjekë familjeje, farmacist, psikolog, asistentë socialë, elektricistë, hidraulikë dhe ndërtues. Pasi të keni identifikuar profesionin, do t’i nënshtroheni një testimi, ku duhet të grumbulloni të paktën 67 pikë ndaj 100 pikëve të mundshme. /Shekulli

Etiketa: emigrimikanadapunevize
Pas

Video/Cudira shqiptare, autobusi ngec në murin e ndërtimit pa leje 

Para

Vaji i kanabisit/ Ky është njeriu që zbuloi ilaçin për shërimin e kancerit

Para

Vaji i kanabisit/ Ky është njeriu që zbuloi ilaçin për shërimin e kancerit

 



Të Fundit

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori. Procedohen 2 punonjës të IMT-së, pezullohen disa efektivë

SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë

Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Elbasan/ Kthen lokalin në kazino ilegale, arrestohet 31-vjeçari në Belsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.