10:48 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

CILI PO I VRET SHQIPTARËT?!-Nga Denis Dyrnjaja

14:57 | 29/11/2016
në Te Gjitha
0
CILI PO I VRET SHQIPTARËT?!-Nga Denis Dyrnjaja

Brenda një viti ikën pa kthim ish deputeti, pedagogu e publicisti Gilman Bakalli si dhe ish aktorja dhe mjekja psikiatre Elida Cangonji ikën pa dëshirën e tyre, pa dijeninë e tyre. Ikën se i goditi pabesisht “vrasësi i heshtur”, që po bën kërdinë ndër shqiptarë. Gilmani dhe Elida e humbën betejën me vdekjen, sepse kjo e fundit kishte armën më të suksesshme sot për sot për të marrë jetën e një njeriu, të quajtur “KANCER”. Të dy i mori leuçemia akute.

Por si ata, sa e sa të tjerë që nuk janë personazhe publikë, presin biletën e fundit vetëm vajtje nga kjo sëmundje, kjo epidemi më saktë, që po i korr njerëzit në Shqipëri si në një kohë e bilanc lufte. Po na vrasin ushqimet që prodhojmë, importojmë e tregtojmë, po na vret ajri që ndotin çdo ditë me karburantin pa cilësi, me makina jashtë standardeve, po na vrasin medikamentet e skaduara ose jashtë standardeve të kërkuara. Po na vret uji i pijshëm me përmbajtje metalesh të rënda, buka e ngjyrosur e me konservantë, po na vret mishi e fruta perimet me hormone. me.. me… me…me…ka kaq shumë me…sa nuk mbarojnë dhe për fat të keq të gjitha janë ushtarët dhe ndihmësit e kancerit që po na vret.

Njerëz kemi hyrë në llotarinë e vdekjes dhe kjo situatë na duket si lojë ende, përsa kohë nuk na ka rënë numri për në botën e përtejme, ne, ose një të afërmi tonë.

Gilmani dhe Elida ikën me heshtjen e tyre të paqtë, që në fakt ulëret për gjëmën që pret çdo njërin prej nesh, prej fëmijëve tanë, prej të afërmeve tanë, nëse do të vazhdojmë të mos reagojmë për të ndalur shkaqet dhe kushtet që “KANCERi” të vrasë. Ne vazhdojmë të blemë çdo ditë me para në tregje, në pika karburanti e farmaci vdekjen tonë. Çfarë mosrespekti që kemi për veten. E trishtueshme, por e vërtetë, reale në kuptimin më të plotë e të thellë të fjalës.

Së shpejti do të takohemi Gilmani dhe Elida. Çdo njëri prej nesh po pret në rradhë të vijë tek ju me heshtjen dhe indiferencën ndaj kësaj vrasjeje masive që po na ndodh me koshiencën, por pa dëshirën tonë. Gilman dhe Elida na prisni, ne te gjithë do të vijmë shumë shpejt te ju, në këto kushte ndoshta edhe më shpejt nga ç’ikët ju.

Një popull që hesht është i destinuar të vdesë!

Etiketa: denis dyrnjajaelida cangonjigilman bakallikancerishqiptaret
Pas

Messi publikon foton e lojtarëve që i shpëtuan aksidentit ajror në Kolumbi

Para

Totozani: Zgjidhje urgjente për strehimin e banorëve të përmbytur në Babrru e Paskuqan

Para
Totozani: Zgjidhje urgjente për strehimin e banorëve të përmbytur në Babrru e Paskuqan

Totozani: Zgjidhje urgjente për strehimin e banorëve të përmbytur në Babrru e Paskuqan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohet Zënie e Paligjshme e Hapësirave Publike në Golem, Procedohen 4 Shtetas

Erdhi në Shqipëri për pushime, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt

Kërkon lirinë nga burgu, nis seanca në Apelin e Posaçëm për Ilir Metën

Situata e Zjarreve në Vend/17 Vatra në 24 Orët e Fundit, 4 Ende Aktive

Zbulohen parcela me kanabis, procedohen 3 zyrtarë për shpërdorim detyre në Shkodër

Aksident në Durrës, automjeti përplas të moshuarin te vijat e bardha

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Tatimet: Në 3 ditë inspektuam 87 subjekte, bllokuam 20 ton mallra

Aksident në Shkodër, shoferi i makinës përplas të moshuarin me biçikletë

Parlamenti turk dënon sulmet izraelite në Siri: Mbështetje për popullin sirian

Vijon aksioni për shuarjen e flakëve në Drenovë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.