”BBC”, gjigandi britanik i informimit, ka arritur të bëjë një investigim lidhur me kultivimin e kanabisit në Shqipëri. ”Boom-i i kanabisit në Shqipëri”, kështu titullohet dokumentari që pritet të transmetohet së shpejti.
Dokumentari është realizuar në Shqipëri, duke e cilësuar vendin tonë si ”prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë’.
”Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë”, raporton BBC.
“Kjo industri e paligjshme mbikëqyret nga grupet e krimit të organizuar. Shumica e drogës trafikohet jashtë dhe shumica e fshatrave varen nga paratë që përfitohen nga shitja e saj. Qeveria shqiptare po përpiqet të luftojë këtë industri duke asgjësuar miliona bimë narkotike”, raporton shkurtimisht BBC.
Dokumentari është realizuar nga shqiptarja Albana Kasapi që punon në këtë televizion.