Aktorja Amanda Seyfried, ka konfirmuar për revistën ‘’People’’, se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Lajmi për shtatzëninë e saj vjen vetëm pak javë pasi Amanda u fejua me Thomas Sadoskin, aktorin me të cilin ajo luajti në filmin “Last Word”.
Biondja dhe aktori 40-vjeçar për herë të parë u njoftuan në vitin 2015 gjatë shfaqjes “The Way We Get By”. Urojmë një shtatzëni të mbarë për aktoren.