19:37 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

PËR ATA QË MENDOJNË SE FAJIN E KA VETTINGU-Nga Rezarta Caushaj

13:37 | 30/11/2016
në Te Gjitha
0
PËR ATA QË MENDOJNË SE FAJIN E KA VETTINGU-Nga Rezarta Caushaj

Nga Rezarta Caushaj*

Progresi me Planin Kombëtar të Integrimit në një vit

Duke qënë se sapo është publikuar në Faqjen e Ministrisë raporti i radhës i Planit Kombëtar të Integrimit, kemi vendosur të krahasojmë raportet e publikuara gjatë kësaj perjudhe 9 mujore me ato të një viti më parë. Analiza e parë e dedikuar këtij raporti është bërë nga APPA gjatë muajit gusht 2015[1] dhe do të merret si pikë reference për progresin dhe rekomandimet tona në atë kohë[2].

Ministria ka bërë një ndryshim në aspektin e analizës jo sasiore të punës së ministrive, ku nëse më parë ajo sillte rregullisht në vëmendje dy arsye për mospërmbushjen e planit, në vitin 2016 ka vendosur të mos i risjell ato në vëmendje:

Planifikimi i dobët nga ana e Ministrive i burimeve dhe kohës së nevojshme për hartimin e projekt-akteve;

Koordinimi i dobët ndërinstitucional gjatë hartimit të projekt-aktit dhe mungesë e reflektimit të vërejtjeve të ministrive të tjera duke sjellë vonesa në miratimin e projekt-aktit pas paraqitjes së tij për miratim në Këshillin e Ministrave.

Sipas vlerësimit tonë është pak e besueshme, duke analizuar statistikat, që arsyet e mësipërme të mos jenë më të vlefshme, për shkak se përmbushja e detyrimeve nga ana e institucioneve mbi masën e dokumenteve të miratuara qëndron në raporte pothuajse të pandryshueshme.

Ministria në fakt premton një pasqyrë krahasuese të të dhënave me një vit më parë, por nuk e përmbush një gjë të tillë. Citojmë: “Në vijim, pasqyrohen në tabela dhe grafikë situata e realizimit të PKIE-së për nëntëmujorin e parë të vitit 2016 sipas kapitujve dhe institucioneve përgjegjëse si dhe një krahasim i situatës së realizimit të PKIE-se me të njëjtën periudhë të vitit pararendës[3]”. Në të vërtetë, do të gjejmë vetëm të dhënat për 9 mujorin e 2016 të renditura për çdo ministri e për cdo artikull të Acquis Communautaire.

Nga viti i kaluar duket sikur, po të gjykojmë nga përqindja e miratimit të akteve ligjore dhe dokumenteve strategjike, kemi një përmirësim të vogël:

nga 40% në 2015 në 48,6% për projektaktet;

nga 35% në 38% për dokumentet strategjikë.

Në terma real, vitin e kaluar janë miratuar rreth 81 masa ligjore e 13 dokumente startegjikë, përkundrejt 73 masave dhe 11 dokumenteve të miratuara këtë vit; pra krahasimisht më pak në numër.

Gjatë vitit 2015 institucionet që paraqiteshin më dobët në raport më numrin e projektakteve të planifikuara ishin Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Trasporteve dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Ndërsa ato që i kanë përmbushur krahasimisht më shumë detyrimet ishin Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Mjedisit, duke mos llogaritur ato Ministri që figurojnë të kenë miratuar projektaktet në masën 100% për shkak se kanë patur vetëm 1 të planifikuar. Gjendja e përgjithshme për pjesën më të madhe të institucioneve kryesore është shumë e dobët.

Situata një vit më vonë[4] nuk ka ndonjë ndryshim të madh, kryesojnë përmbushjen e planit mbi 50% Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mjedisit dhe Minsitria e Brendshme. Ndërkohë që Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Trasportit dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve kanë qënë këtë vit në nivele të ulëta. Ndoshta arsyeja përse Ministria e Integrimit ka hequr dorë nga vërejtjet, që janë pjesë e përshkrimit të saj të punës ndaj ministrive të linjës, ka të bëjë me faktin se ministria në fjalë ka bërë një hap të dukshëm prapa nga një vit më parë ku kishte miratuar 4 nga 4 projektaktet, ndërkohë që këtë vit asnjë  nga 5 masat ligjore të parashikuara.

Një nga rekomandimet që janë përfshirë në raportin e mëparshëm të APPA-s mbi procesin e raportimit të Planit Kombëtar të Integrimit kishte të bënte specifikisht me adresimin e problemeve të hasura të moskoordinimit institucional, kapaciteteve të kufizuara administrative, por edhe paraqitjen e një plani korrigjues/disiplinues nga ana e Ministrisë. Asnjë nga këto propozime nuk është marr parasysh vërejmë me keqardhje, jo vetëm nga rezultatet që shërbejnë si tregues për mungesën e veprimeve reflektuese nga ana e institucionit, por edhe nga mungesa e deklaratave zyrtare.

 Shqipëria, hapje negociatash?

Në një mbledhje të zhvilluar më 14 tetor pikërisht me Komitetin e Koordinimit Ndërinstitucional për Integrimin Europian[5] për t’u përgatitur sipas Znjs. Gjoshës për hapjen e negociatave me BE, ajo bëri thirrje që të zgjidhen ekspertët më të mirë të fushës nga ministritë përkatëse. Gjithashtu, u shpreh e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e saj për përshpejtimin e procesit të hartimit të akteve të mbetura: “Ky plan duhet të përputhet edhe me Planet Operacionale të ministrive tuaja si dhe me Programin Analitik të projekt-akteve të Këshillit të Ministrave”.

Të ndalemi një moment te implikimi i tërthortë se vendi ynë do të marrë një rekomandim për hapje negociatash së afërmi, ku përveçse kapacitetet tona potenciale administrative janë në kontrast me vetë statistikat e MEI-t, na duhet të pyesim si ka mundësi që kjo mbledhje vjen kaq vonë. Nëse Ministria e Integrimit është e sigurtë në punën e vetë, atëherë ajo duhet të kishte grupuar burimet njerëzore më të kualifikuara dhe ekspertët e fushës me kohë. Gjithashtu dyshojmë në aftësitë e ministrisë për të ndihmuar ministritë e linjës që kanë dështuar në përmbushjen e detyrimeve, në një kohë që ajo vetë rezulton një prej tyre.

*Titulli redaksional. Publikuar në tetor. Caushaj është analiste e APPA’s që raporton për punën e ministrive dhe integrimin në BE.

Etiketa: beintegrimnegociataraport
Pas

Tërmet nëntokësor në minierën në Poloni, 3 të vdekur dhe 5 të humbur

Para

Lajmi më i ëmbël, aktorja e njohur shtatzënë

Para
Lajmi më i ëmbël, aktorja e njohur shtatzënë

Lajmi më i ëmbël, aktorja e njohur shtatzënë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

Me shpejtësi tej normave dhe një parakalim të gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.