Nga operacioni i policisë greke i koduar “Himera” ku koka e bandës së trafikantit ishte shqiptari me emrin “Genti” dalin detaje të reja.
Mediat greke kanë zbardhur mënyrën sesi u zbulua organizata, e cila u hetua pasi policia po investigonte për vrasjen e 32-vjeçarit shqiptar, Rigert Dervishi.
Rigert Dervishi është vrarë gabimisht në Keratsinitë të Athinës në 13 nëntor të këtij viti, pasi objekt i atenatit ishte një 36-vjeçar.
Ky i fundit ishte pasagjer në mjetin që drejtonte Rigert Dervishi.
Në mediat greke janë publikuar emrat dhe fotot e shqiptarëve që ishin pjesë e kësaj bande.
Nuk dihet ende një informacion i saktë për “Gentin”, thuhet se ndodhet në Shqipëri, por është zbulluar skema e qartë e funksionimit të kësaj organizate.
Policia greke ka arrestuar 59 persona dhe 36 janë në kërkim.
Ja cilët janë emrat e shqiptarëve që ishin pjesë e bandës:
- Panajot Profka 51vjeç
- Emiljani Ismailanji 25 vjeç
- Joani Muça 35vjeç
- Ajet Xhalla 47 vjeç
- Robert Talharaj 36 vjeç
- Rosilda Talharaj 29 vjeç
- Fatjon Noti 27 vjeç
- Nikola Cela 46vjeç
- Artur Gjini 21 vjeç
- Athanasisos Prfka 21 vjeç
- Armando Ruçi 21 vjeç
- Pajtim Ruçi 38-vjeç
- Astrit Vrenozi 20 vjeç
- Amarildo Goga 37 vjeç
- Nikollaq Xhaxho 52 vjeç
- Viktor Ajasllari 30 vjeç
- Altin Kumaraku 37 vjeç
- Martin Ani Brakaj 26 vjeç
- Miri Macaj 45 vjeç
- Gentian Billa 39 vjeç
- Anxhelo Cami 24 vjeç
- Shqiponja Xhalla 42 vjeç
- Lorent Caushaj 25 vjeç
- Emilio Harunaj 25 vjeç
- Fatjon Feizaj 29 vjeç
- Hena Veliaj 27 vjeç
- Luan Jaçelli 43 vjeç
- Olsi Kellezi 39 vjeç
- Spiro Nika 46 vjeç
- Nikollaq Puriqi 52 vjeç
- Erion Avdiu 22 vjeç
- Mario Guxho 21 vjeç
- Një shtetar i pa indentifikuar me emrin “Tiku”
Skema e Bandës:
Në krye të saj qëndronte “Genti”. Poshtë tij ishin 4 shtetas shqiptarë, më pas 3 shqiptar dhe 4 grek, në nivelin e katërt 3 grekë merreshin me trafikun në kufirin greko shqiptar, ndërsa në nivelin e pestë ishin 17 shqiptarë, 1 grek, 1 bullgar dhe 1 rumun.
Në nivelin e gjashtë, 6 shqiptarë, 3 grek dhe 1 bullgar të cilët shpërndanin drogën kundrej shtetasve të vegjël.
Mendohet se grupi kontrollohet 35% të tregut narkotik në Athinë.