Ferdinant Ruko, 52-vjeçari nga Fieri që hodhi bashkëshorten e tij nga ballkoni i katit të katërt i banesës ku jetonin, ka rrëfyer në polici dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet që e çuan drejt këtij akti barbar.
Ai ka thënë para uniformave blu se, e vrau gruan për xhelozi, por më pas e ndryshoi version, duke pohuar se shkak për sherrin ishte bërë denoncimi i Liljanës ndaj tij një muaj më parë për ushtrim dhune.
52-vjeçari e kishte goditur bashkëshorten, Liljana Ruko, pasi kjo e fundit e kishte denoncuar në polici rreth një muaj më parë. Për këtë arsye, policia i kishte dhënë gruas një urdhër mbrojtjeje. Megjithatë, prej asaj kohë ata vijonin të qëndronin në të njëjtën banesë.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Fierit.
Sipas informacioneve që ka siguruar Tv Klan nga grupi hetimor, përleshja mes burrit për ta hedhur gruan dhe kësaj të fundit për t’u mbajtur zgjatën së paku 3 minuta.