Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur zyrtarisht hetimin për incidentin e ndodhur në “Selman Stërmasi” në ndeshjen Tirana – Partizani.Ku gjatë minutës së 63’ të takimit u shkëput energjia elektrike dhe u detyrua ndërprerja e sfidës për ti vazhduar minutat e mbetura ditën e nesërme.Klubi i Partizanit nëpërmjet një shkrese zyrtare ka kërkuar të marrë 3 pikët në tavolinë pasi e konsideron mungesë përgjegjësie në organizmin nga ana e Tiranës ndërprerjen e energjisë. Pas kërkesës së të kuqve, Komisioni i Disiplinës ka konfirmuar hapjen e hetimeve për të gjetur shkakun e ndërprerjes së energjisë.