Dy ngjarje të njëpasnjshme dhe tronditëse kanë ndodhur dy ditët e fundit. Kanë qenë të shumta reagimet që kanë ardhur nga rradhët e politikës.
Mes reagimesh të shumta spikat edhe ai i deputetes së PDIU, Mesila Doda.
Sipas saj, askush nuk thotë një fjalë për këto viktima të mbetura gjallë, por ndërkohë vazhdojmë me tryeza të rrumbullakta.
Postimi i plotë:
“Sinqerisht nuk mund të shkruajmë me asnjë rresht për krimin në familje. Duket sikur bejme perseritjen e vetvetes… nuk eshte çeshtje fb, eshte çeshtje e zbatimit te ligjit dhe vlerave te shoqerise shqiptare. Kemi shkruar dhjetra apele, kemi kërkuar tryeza kombëtare e me përtej, kemi kërkuar të dhëna e hetime për të gjitha rastet e denoncuara, rezultati është ky që shohim sot. Bashkë me krimet ngjethëse sot u denoncua një rast neëVlore ku një burrë kish hequr fëmijet nga nena dhe perzene kete te fundit nga shtepia. Askush nuk thoteënje fjale per keto viktima të mbetura gjalle, por nderkohe vazhdojme me tryeza te rrumbullakta. Retorika e ministrave eshte shume mire qe te fokusohet tek keto probleme, por akoma me e rendesishme të organizoje nje hetim te vertete per te gjitha rastet e krimeve ne familje, si jane trajtuar dhe denuar. Shqetesimi im eshte qe pas disa ditesh keto histori do harrohen, viktimat do treten dhe saga e krimit do vazhdojë nder të gjallë e te vdekur. Ne ndërkohë prokuroria do ja hedh fajin gjykatës, gjykata ndërhyrjeve të politikës, politika do organizojë tryeza të rrumbullakta.”