14:55 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BE publikon draft rezolutën për Shqipërinë, shtohen edhe kushtet e Merkelit

16:29 | 09/12/2016
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
BE publikon draft rezolutën për Shqipërinë, shtohen edhe kushtet e Merkelit

Bashkimi Europian vendos që Shqipëria duhet të përmbushë 8 kritere para hapjes së negociatave të anëtarësimit. Ky vendim reflektohet në draft-konkluzionet e publikuara të 28 ambasadorëve të përhershëm të BE-së, ku përveç përmbushjes së 5 kritereve kyçe nga Komisioni Europian, shtetet anëtare kanë shtuar edhe kriterin për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare dhe marrëdhënie të mirë me fqinjët.

Në versionin provizor të draft- konkluzioneve thuhet se para hapjes së negociatave të anëtarësimit, duhet siguruar zbatimi gjithpërfshirës dhe i qëndrueshëm i këtyre pesë prioriteteve kyçe:

  1. Së pari, Këshilli i ministrave të BE-së i kërkon Shqipërisë zbatimin e reformës së drejtësisë për rritjen e profesionalizmit, pavarësisë dhe efiçencës së këtij sistemi, përfshirë gjykatat dhe ligjin e vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve. Vlerësohet drejtimi pozitiv për krijimin e një gjurme provash në hetimet, ndjekjet dhe dënimet përfundimtare, po kërkohen rezultate konkrete dhe të qëndrueshme.
  2. Këshilli i kërkon Shqipërisë të intensifikojë përpekjet dhe arritjen e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, të sigurohen arritje në shkatërimin e rrjeteve të krimit të organizuar dhe të trajtohen problemet e prodhimit dhe trafikut të drogës. Për Këshillin, numri i ulët i dënimeve për raste e krimit të organizuar, përfshirë rastet e pastrimit të parave dhe trafikut të qënieve njerëzore mbetet një çështje për t’u trajtuar përmes masave si bashkëpunimi i zyrës së prokurorisë dhe policisë së shtetit. Këshilli sheh progres në luftën kundër radikalizimit dhe ekstremizmit
  3. Këshilli nënvizon rëndësinë e forcimit të masave për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të politikave antidiskriminuese, duke përfshirë trajtim të njëjtë për të gjitha minoritetet dhe aksesin e personave që i përkasin këtyre minoriteteve në gjithë Shqipërinë, si dhe zbatimin e plotë të ligjit të pronave. Në këtë kontekst, Shqipëria duhet të trajtojë boshllëqet në aspektin ligjor.
  4. Këshilli mirëpret miratimin e ligjit për pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur, të emëruar apo që ushtrojnë poste publike dhe ndryshimet kushtetuese lidhur me këtë. Zbatimi i kësaj kornize që mundëson përjashtimin e personave të inkriminuar nga postet publike është kyçe për rritjen e besimit të qytetarëve te përfaqësuesit politikë apo institucionet publike.
  5. Këshilli konsideron se Shqipëria duhet të përforcojë përpjekjet për të luftuar ekonominë informale për forcimin e klimës e biznesit dhe investimeve dhe të ndjekë në mënyrë vigoroze konsolidimin fiskal.
  6. Këshilli konsideron, se dialogu midis qeverisë dhe opozitës për reformat e integrimit mbetet kyç për avancimin e vendit në integrimin europian. Një rëndësi të veçantë ka gjithashtu finalizimi i reformës elektorale duke përmbushur rekomandimet e OSBE/ODHIR mjaftueshëm para zgjedhjeve parlamentare, në mënyrë që të sigurohen zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare.
  7. Këshilli mirëpret qasjen konstruktive në politikën rajonale të Shqipërisë dhe thekson rëndësinë e sigurimit të fqinjësisë së mirë, që mbetet thelbësore. Aksione dhe deklaratat që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet bilaterale duhen të evitohen.

Ky draft-konkluziopn do të diskutohet nga ministrat e jashtëm të BE-së më datë 13 dhjetor.

Etiketa: Draft-rezolutakushtet qe do plotesoje ShqiperiaVettingu
Pas

Lirimi i Lulzim Berishës, prokuroria ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Para

Prokuroria regjistron procedimin penal, akuzat që rëndojnë mbi “Eskobarin e Ballkanit”

Para
Dosja 2500 faqëshe mbërrin në Prokurori, akuzat e rënda që bien mbi Balilin

Prokuroria regjistron procedimin penal, akuzat që rëndojnë mbi "Eskobarin e Ballkanit"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Fier, Prokuroria nis hetimet ndaj pronarit dhe specialistit teknik të OSHEE

E rëndë në Tiranë! Dyshohet se konsumoi fotoksinë, përfundon në spital 60-vjeçarja

Turizmi në Shkodër/Prefektja kërkon masa, bashkitë duan financime

Nënshkrimi i parë nën “epokën” Tare, Milani rikthen në stol trajnerin e njohur

Rama u shfaq krah mikut të tij në Gjermani, Berisha: Urimi i Elmar Brok për të është ironi

Rama në ceremoninë e akordimit të çmimit “Karli i Madh” për presidenten e KE, Ursula von der Leyen

Berisha: Shkeljet janë flagrante, kurrë ne nuk do të ftonim diasporën të votonin me një postë që kalon nga Posta Shqiptare

Berisha: Pamjet tregojnë se vota e diasporës është në duart e patronazhistëve, të drejtuar nga Taulant Begajaris

Krimi ndërkombëtar/3 shqiptarë i dorëzohen drejtësisë italiane për drogë dhe armë

Berisha: Sipas OSBE-ODIHR, mediat kryesore të vendit të rreshtuara me qeverinë, po tentojnë të mbulojnë farsën e 11 majit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.