Robert Levandocski si duket nuk është i kënaqur me votat e kolegëve dhe të gazetarëve për ti akorduar për të katërten herë trofeun “Topi i Artë” Kristiano Ronaldos.
Sulmuesi i Bajern Mynihut është shprehur me nota “tallëse” ndaj revistës presitgjoze “France Football” e cila u mor me organizimin e këtij eventi.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Tëitter” futbollisti polak i bëri tag revistës franceze duke i shtuar disa të qeshura ironike.
Levandovski ishte i renditur i 16-ti, pas Vardi, Rui Patrisio dhe Aubamejang dhe të tjerë.