Në kuadër të operacionit “Blici Rrugor” Policia e Korçës ka vendosur 164 masa administrative në 24 orët e fundit, ndërsa ka vënë në pranga dy persona për drejtim mjeti pa patentë.
29 prej gjobave kanë qenë për mosvendosje rripi, ndërsa pjesa tjetër për shpejtësi dhe shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Në operacionin që u shtri në akse të ndryshme të qytetit mori pjesë edhe Policia e Rendit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat Shqiponja. U angazhuan 80 policë dhe u ngritën 20 pika kontrolli.