Gjithmonë jeni mësuar ta shohim Ermal Mamaqin vetëm duke qeshur dhe plot humor. Të gjitha daljet e tij publike ai i shoqëron me batuta, ngacmime edhe të qeshura.
Por ai na ka treguar edhe një anë tjetër të karakterit të tij. Është pikërisht Rozana Radi me këngën e saj “Ma thuaj ti” e cila e ka prekur dhe e ka bërë për të qarë Ermalin.
Gjatë natës së parë së “Knëgës Magjike” ku Rozana Radi performoi Ermal Mamaqi ka pranuar se ka qarë gjatë interpretimit të saj. Humoristi Ermali ka komentuar në statusin e publikuar nga Rozana në rrjetet sociale vetëm një ditë pas perfomancës së saj.
“ Rozan na ke prekur dje. Ishim aty dhe ne. Nuk kam qarë ndonjëherë më parë. Bravo”, komenton Ermali në statusin e këngëtares Radi. Interpretimi dhe kënga e Rozana Radit ishin fituesit e kësaj “Kënge Magjike” që preku zemrat e shumë shqiptarëve.