Për vitin 2016 këngëtarja me famë botërore, Madonna u shpall gruaja e vitit në Billboard.
Me rastin e marrjes së këtij çmimi prestigjioz, ylli i popit mbajti një fjalim të rëndësishëm, i cili bëri që shumë gra të mendojnë thellë.
Madonna në këtë fjalim ka treguar detaje nga fillimi i karrierës së saj. Midis të tjerash ajo foli edhe për përvojën e saj të më të keqe që ajo ka kaluar kur ishte e re, përdhunimin e saj.
“Kur erdha në New York isha adoleshente dhe ishte e tmerrshme. Vitin e parë të jetës sime në New York, kam përjetuar kërcënim me armë, ata më përdhunuan në çati, ndërsa më mbanin një thikë në fytin tim. Aq shpesh hynin në apartament dhe më plaçkitnin sa që unë thjeshtë nuk e mbyllja më derën “, tha Madonna.
Edhe pse ajo iu nënshtrua sulmeve seksiste, pop diva gjithmonë vendosi që të vazhdojë karrierën e saj muzikore. “Ata na mësojnë se ne duhet të jemi të bukura dhe seksi, por jo të zgjuara dhe seksualisht liberale. Dhe sigurisht nuk duhet të vjetrohemi, ky është mëkat, sepse ata do të na kritikojnë,” u shpreh Madonna.
Njëkohësisht ajo foli edhe për temat si feminizmi dhe seksizmi por edhe për atë që ka përjetuar pas karrierës së saj.
Madonna po kështu përmendi edhe kolegët e saj, njëkohësisht edhe miq, të cilët u zhdukën tragjikisht kryesisht për shkak të drogës, sidës ose plumbave, duke theksuar se ajo është një nga ato më me fat dhe për këtë arsye ndihet e bekuar.