Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka zhvilluar së fundmi një vizitë në Italinë Jugore, vizitë e mbështetur nga Misioni i BE-së, PAMECA IV.
Vizita zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve policore në Itali, si dhe në kuadër të forcimimit të bashkëpunimit me GdF, për të parandaluar dhe goditur trafikun e lëndëve narkotike nëpërmjet rrugëve detare.
Gjatë vizitës në Italinë e Jugut Çako pati një sërë takimesh të rëndësishme si me Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza për Rajonin e Pulias Gjeneral Divizioni Vito AUGELLO, Drejtorin e Shkollës së Policisë së Kazertes Kolonel Gennaro Dellerne, Kuestorin e Barit Gjeneral Brigade Carmine Esposito, Gjeneralin Maurizio Gelich, Drejtor i Zonës 9 të Policisë së Kufirit të portit dhe aeroportit të Barit . Kryepolici zhvilloi një takim edhe me Prefekten e Barit, Carmela Pagano.