18:23 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kokëdhima “sfidon” Ramën nga Athina, takim me emigrantët shqiptarë

18:44 | 18/12/2016
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kokëdhima “sfidon” Ramën nga Athina, takim me emigrantët shqiptarë

Ish-deputeti socialist i Vlorës, Koço Kokëdhima, vijon me turin e tij të takimeve me socialistë brenda dhe jashtë vendit. Këtë herë i ashtuquajturi “Beu i Jugut” ka qenë në Athinë ku është takuar me emigrantë shqiptarë.

Gjatë takimit, Kokëdhima ka folur edhe për lëvizjen politike që ka nisur brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, reformimi i PS-së do të bëhet nga baza.

Në fjalën e tij, Kokëdhima bëri të ditur se në janar 2017 do të nisë nënshkrimi i peticionit “Unë e zgjedh deputetin që dua”. Ai tha se kjo nuk është lëvizje individuale, por për t’u kthyer të drejtat qytetarëve.

“Në janar do të fillojmë nënshkrimin e peticionit: Unë zgjedh deputetin që dua! Ky peticion do të synojë që të vërë në lëvizje parlamentin dhe Partinë Socialiste për të garantuar me ligj të drejtën e bazës, të zgjedhë kandidatët për deputetë, kandidatët për kryetarë bashkie e për këshilltarë, përmes primareve ose zgjedhjeve paraprake, siç quhet ndryshe”, tha Kokëdhima

Ai u shpreh se nuk do të largohet nga Partia Socialiste, por do të punojë aty me anëtarët e thjeshtë të saj.

Në maj këtij viti Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin Koço Kokëdhimës. Parlamenti e dorëzoi kërkesën për papajtueshmërinë ose jo të mandatit të Kokëdhimës pasi Gjykata Kushtetuese e detyroi me një vendim paraprak. Ai akuzohej se kishte përfituar 150 tendera gjatë kohës që ishte deputet, gjë që është shkelje e ligjit.

Që prej atij momenti marrëdhëniet e tij me Edi Ramën janë ftohur së tepërmi. /A.R/

 

Etiketa: Athinekokedhimapstakim
Pas

Situata në Aleppo, Bushati: Shpopullimi gjakësor nga regjimi i Assad, njollë në ndërgjegjen e rrënuar ndërkombëtare

Para

Manchester City “përmbys” Arsenalin dhe merr vendin e dytë (VIDEO)

Para
Manchester City “përmbys” Arsenalin dhe merr vendin e dytë (VIDEO)

Manchester City "përmbys" Arsenalin dhe merr vendin e dytë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës Shqiptare, Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Kujdes, ju vjedhin të dhënat bankare

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.