Një 53-vjeçar nga Kalifornia në SHBA, ka përfunduar në spital pasi i ka shpërthyer cigarja elektrike në xhep.
I moshuari ndodhej në autobus kur i ndodhi “gjëma”, e cila e la me djegje të shkallës së tretë në dorën dhe kofshën e tij të djathë.
I gjithë momenti i shpërthimit u filmua nga kamera e autobusit.
Sipas 53-vjeçarit, bateria elektronike e cigares ishte nxehur papritur dhe vetëm pas pak çastesh shpërtheu.
Në videon e publikuar, i moshuari shihet duke kërcyer nga vendi për të fikur zjarrin. (D.D/Shuplaka)
E-cigarette explodes in man’s pocket as he rides the Fax bus. @FresnoFire says he suffered multiple burns to leg, hand. Details at 11 @ABC30 pic.twitter.com/AnHZ4UpmEX
— Christina Fan (@ChristinaABC30) December 22, 2016