Mërgim Mavraj është zyrtarizuar ditën e sotme tek klubi i tij më i ri Hamburgu. Mbrojtësi i kuqezinjëve ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2019 me skuadrën gjermane.
Përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, 30-vjeçari bashkangjitur me foton ka falenderuar Zotin për këtë mundësi që të luajë në një ndër klubet më të mëdha gjermane. (E.K/SHUPLAKA)