Teksa ishte duke realizuar një dokumentar rreth rrezikut të kafshëve të egra , një gazetare e re është sulmuar nga një ari ngjyrë kafe i quajtur ‘Bonya’.
Ariu ishte I shoqëruar nga një profesionist që merret posaçërisht me trajnimin e kafshëve.
Teksa shoqëruesi po e ushqente me qëllim që ai të sillej sa më mire me të panjohurit, është afruar gazetarja e cila në moment është sulmuar dhe tërhequr zvarrë nga ariu.
Për fat të mirë ajo ka shpëtuar duke pësuar vetëm disa dëmtime të lehta.
Ngjarja ka ndodhur në Moskë dhe video është filmuar nga anëtarët e ekipit të dokumentarit ‘Pro Lubov’. (M.D/SHUPLAKA)