Skënderbeu do të udhëtojë drejt Turqisë ku do të zhvillojë fazën përgatitore në Antalia.
Kampionët në fuqi do të akomodohen në hotelin “Titanic” ku do të qëndrojnë që nga data 6 janar deri më 17.
Djemtë e udhëhequr nga tekniku Agostineli do të zhvillojnë tre miqësore gjatë 11 ditëve në Turqi.
Njëren nga miqësoret do ta luajnë ndaj Karabakur të Ansi Agollit.
Miqësoret
8 janar
Skënderbeu – Bursasport
13 janar
Sumqayit – Skënderbeu
15 janar
Skënderbeu – Karabak