03:05 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edhe “New York Times” shkruan për heqjen e mandateve të zyrtarëve shqiptarë!

20:27 | 29/12/2016
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kujt i kalojnë mandatet e Tahirit dhe Selamit? Ç’do të ndodhë në Kavajë?

Pas vendimit të KQZ-së, për t’u hequr mandatet kryebashkiakut Elvis Rroshi dhe deputetëve Dashamir Tahiri e Shkëlqim Selami, edhe mediat ndërkombëtare kanë folur për Shqipërinë.

Gazeta prestigjioze “The New York Times” i ka kushtuar një artikull të tërë kësaj çështjeje.

Në shkrimin me titull “Tre zyrtarëve shqiptarë u hiqen mandatet për rekorde kriminale”, shkruhet për Roshin, Tahirin dhe Selamin dhe rëndësinë e kësaj çështjeje për procesin e integrimit në BE.

Shkrimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë ka anuluar mandatet e dy anëtarëve të parlamentit dhe të një kryetari bashkie për shkak të të dhënave të tyre kriminale.

Veprimet e ndërmarra këtë të enjte ishin të parat të ndërmarra në bazë të një ligji të miratuar gjatë vitit të kaluar, që i ndalon  personat me precedentë penalë të mbajnë poste publike dhe shumicën e vendeve të punëve të shërbimit civil.

Komisioni i ndërpreu mandatet dy ligjvënësve, Dashamir Tahiri i Partisë Demokratike dhe Shkëlqim Selami i Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe kryetarit të Kavajës Elvis Roshi.

Të tre zyrtarët e kanë mohuar që kanë rekorde kriminale. Por prokurorët thonë se ata ishin dënuar më parë në Itali dhe Zvicër për krime që përfshinin pastrimin e parave, trafikimin e drogës dhe trafikimin njerëzor.

Lufta kundër korrupsionit dhe spastrimit nga radhët politike dhe publike të kriminelëve të dënuar, mbetet një përparësi kryesore për Shqipërinë, vendin e vogël ballkanik perëndimor, që shpreson të nisë së shpejti bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, e përshëndeti vendimin e komisionit si “një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që kërkojnë të kandidojnë  në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit “.

“Personat me precedentë penale nuk duhet të kenë vend për të përfaqësuar popullin shqiptar,” tha ambasada në një deklaratë të lëshuar pas vendimit.

Shqipëria ka planifikuar që zgjedhjet parlamentare të mbahen në qershor, si dhe zgjedhje të reja për kryetar bashkie do të mbahen në Kavajë. (D.D/Shuplaka)

newtt

Pas

Varësia ndaj teknologjisë, si t’i mbajmë fëmijët larg ekraneve

Para

Emigranti denoncon tek Berisha: Të rinjt po mashtrohen nga një agjensi punësimi dhe shteti hesht

Para
Berisha ngushëllim për Andrea Stefanin: Kritik dhe kundërshtar i palëkundur i imi, lë boshllëk të vërtet në arenën e debatit

Emigranti denoncon tek Berisha: Të rinjt po mashtrohen nga një agjensi punësimi dhe shteti hesht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.