Ekranet e smartphone-vë, televizorit apo tabletëve kanë një efekt negativ tek fëmijët pasi e dimë që iPad-et, smatphone-t dhe Xboxe-t janë një formë “droge dixhitale”.
Kërkimet e fundit mbi imazhet e fotografuara të trurit kane nxjerrë përfundime se këto pajisje ndikojnë drejtpërdrejt tek lobi ballor i trurit, i cili bën kontrollin e funksioneve, duke përfshirë dhe kontrollin e impulsit, në të njëjtën mënyrë siç e kontrollon dhe kokaina.
Teknologjia përcjell aq shumë tension, saqë rrit nivelin e prodhimit të dopaminës, neurotransmetuesin më të përfshirë në krijim e varësive, njëlloj si seksi.
Sipas një raporti të vitit 2013 nga Akademia e Amerikane e Pediatërve, fëmijët nga mosha 8-10 vjeç shpenzojnë 8 orë në ditë me mediat dixhitale, ndërsa adoleshentët 11 orë përpara ekraneve.
Një në tre fëmijë, përdor tabletë ose smartphone përpara se të fillojnë të flasin. Në momentin që një person kalon masën, duke u pasur një varësi të frikshmë ndaj teknologjisë, kanë nevojë për një detoksifikim teknologjik, që nënkupton jo kompiuter, jo smatphonë, jo tabletë. Ky detoksifikim ekstrem eleminon dhe televizorin.
Koha e përshtatshme për këtë proces është 4 deri në 6 javë; koha e përshtatshme që i duhet sistemit nervor të rifreskohet. Nuk është e lehtë, duke qenë se shoqëria jonë po jeton në një periudhë e cila e bën të pashmangshme kontaktin me ekranin, pasi ai gjendet kudo dhe joshja ndaj tij bëhet e pashmangshme.
Si t’i mbajmë fëmijët larg ekraneve?
Çelësi është të ndaloni fëmijën tuaj 4, 5 apo 8-vjeçar të ketë kontakt me ekranet. Kjo do të thotë lojën reale dhe kompjutera; libra në vend të iPad-eve; natyrë dhe sport në vend të TV.
Zhvilloni biseda të sinqerta me fëmijët tuaj dhe tregojini pse po i limitoni aksesin në internet.
Hani darkë me fëmijët tuaj, pa pasur asnjë paisje teknologjike afër, ashtu siç bëntë dhe Steve Jobs me fëmijët e tij.
Mos bini pre e sindromës “prindër të hutuar”, sepse siç e dimë “Majmunin sheh, majmunin bën”. (A.R/SHUPLAKA)