15:33 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Banka e Shqipërisë: Kreditimi i ekonomisë mbetet i dobët, në kontrast me ecurinë e rritjes ekonomike

15:37 | 31/12/2016
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Banka e Shqipërisë: Kreditimi i ekonomisë mbetet i dobët, në kontrast me ecurinë e rritjes ekonomike

Pas një periudhe stopimi kreditimi i ekonomisë ka dhënë sinjale rigjallërimi në këtë fundviti.

Banka e Shqipërisë raportoi se në nëntor kredia u zgjerua me 2.5 miliardë lekë ose 18.5 milionë euro krahasuar me tetorin duke shënuar rritjen më të lartë në gjashtëmujorin e dytë.

Të dhënat tregojnë se rritja ka ardhur kryesisht nga kredia e dhënë për biznesin, ndërsa huatë për individët janë rritur me një ritëm më të ulët.

Por pavarësisht ecurisë pozitive te regjistruar në nëntor, kreditimi i ekonomisë vijon të mbetet i dobët. 

Sipas të dhënave të bankës në terma vjetor, pra nëse krahasohet me nëntorin e vitit të kaluar stoku i kredisë është rritur me vetëm 0.75%, një ritëm ky dukshëm më i ulët nga nivelet që synon Banka e Shqipërisë dhe qeveria për të mbeshtur rritjen ekonomike.  

Në vitet para krizës financiare, kredia për ekonominë është rritur me ritme dyshifrore nga 20 deri në 60 për qind në vit. Por ky ritëm u ngadalësua ndjeshëm, vecanërisht pas vitit 2012 kur kredia jo vetëm që u stopua, por filloi të ulet. 

Edhe pse në vitet pasardhëse kredia ka dalë nga territori negativ, ritmi i rritjes së saj ka qenë i papërfillshëm dhe në kontrast të dukshëm me ecurinë e rritjes ekonomike, e cila është shpejtuar nga 1% që ishtë në 2013-ën në mbi 3% këtë vit.  

Sipas ekspertëve, ndrydhja e kreditimit vjen si nga kërkesa e ulët ashtu dhe nga hezitimi i bankave për të dhënë kredi të reja, veçanërisht për biznesin e madh, i cili ka dhe raportin më të madh të kredive me probleme. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: banka e shqiperisebankatekonomikreditim
Pas

Viti i Ri 2017, mesazh-urimi i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa (VIDEO)

Para

Çelsi – Stokë Sitit, formacionet zyrtare

Para
Çelsi – Stokë Sitit, formacionet zyrtare

Çelsi - Stokë Sitit, formacionet zyrtare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Depozitat i kthehen rritjes në maj,shtohen me 1.2 miliardë euro në një vit

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë në Theth

Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 38-vjeçare, 2 të arrestuar në Tiranë

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Zegjineja makthi i Gaz Bardhit: Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…


Raport i Policisë Tiranë: Arrestime dhe Procedime për Raste të Ndryshme Penale

Durrës/Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Shpërthim bombol gazi në Ishull Shëngjin, 64-vjeçarja dërgohet në spital

Tragjedi në plazhin e Zvërnecit, turist i huaj mbytet në det

Tragjedi në Elbasan, 33-vjeçari gjendet i pajetë dyshohet mbidozë heroine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.