Deisi dhe Sotiri janë dy fëmijët e parë që erdhën në jetë pas mesnate në kryeqytet. Për t’i vizituar ata, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në spitalet universitare Obstetriko Gjinekologjiko “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, ku u dorëzoi çekun e bebes prindërve të fëmijëve.
Ai u shpreh se në total në Tiranë ka pasur 20 lindje, çka do të thotë se viti 2017 do të jetë një vit i begatë për Tiranën.
“Për ne është gjithmonë lumturi kur çifte të reja shtohen në Tiranë, kanë familjen e tyre, punën e tyre dhe unë dua që ky të jetë qytet i mundësive, duke filluar nga çeku i parë për Sotirin, tek mundësia për të shkuar në një çerdhe më të mirë, në një kopsht më të mirë e pastaj për t’u bërë superqytetar për Tiranën. Unë besoj se nga prindër të rinj të mrekullueshëm, dalin qytetarët të mrekullueshëm”, deklaroi Veliaj. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”490″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post