Policia e Shtetit ka reaguar së fundmi për situatën e përgjithshme në vend natën e ndërrimit të viteve.
Në deklaratën e saj, ajo bën me dije se janë regjistruar disa të lënduar dhe vjedhje. Konkretisht, janë dëmtuar lehtë pa problem për jetën 9 shtetas dhe janë vjedhur një lokal e një banesë.
“Janë dëmtuar lehtë, pa probleme jetën 9 shtetas. Nuk ka asnjë humbje jete në aksidentet rrugore. Gjithashtu, janë evidentuar një rast vjedhje lokali dhe një vjedhje banese.”, bën me dije policia, e cila shprehet se do të vijojë shërbimin e përforcuar deri më datë 4 janar. (XH.A/SHUPLAKA)