Shteti Islamik ka publikuar videot e dy sulmeve kamikaze ku u vranë 27 persona në tregun e Bagdadit. Në to shfaqet moment kur dy bombat vetëvrasëse shpërthyen në prag të Vitit të Ri.
Videot transmetojnë pamjet e njerëzve të tmerruar që largohen pas shpërthimit masiv që shkaktoi dhjetëra të vdekur.
Sipas autoriteteve irakiane, 27 persona u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e sulmeve terroriste.
“Sulmet terroriste binjake janë kryer nga kamikazë në lagjen Al-sinek”, është shprehur një zyrtar sigurie në Bagdad. Një tjetër shpërthim u regjistrua gjatë së dielës në një pikë kontrolli të policisë irakiane ku humbën jetën 7 persona.