Festat jo gjithmonë shkojnë shumë mirë. Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin në Angi, ku një djalë vetëm 23 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e zjarrit. Zjarri u ndez qëllimisht nga e dashura e tij në banesë dhe pasojat për djalin kanë qenë fatale.
Vetë e dashura 24 vjeçare gjendet po ashtu në gjendje kritike për jetën si pasojë e plagëve të marra nga zjarri. Ka qenë familja e djalit Cameron Logan ajo që e ka zbuluar ngjarjen dhe ka përjetuar orë të tëra tmerri.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak orë pasi ata kanë ngrënë darkën e fundvitit, ndërkohë që shkaqet mbeten ende të paqarta. (E.K/SHUPLAKA)