Kryemnistri i Kosovës Isa Mustafa ka folur për zgjedhjet e parakoshme, duke thënë se nuk sheh asnjë aspekt që të tregojë se një proces zgjedhor i parakoshmën do të ndihmonte proceset në vend.
“Kam bindjen e plotë se çdo hyrje në çdo procese elektorale të parakoshme do të krijonte hapësirë për pakënaqësi në organizimin e tyre, për tensione dhe si rezultat do të prologohej çdo progress në vend. Aq më shumë kur zgjedhje të tilla nuk mund të prodhojë rezultate shumë të ndryshme nga ato të zgjedhjeve të fundit”, tha Mustafa.
Ai shtoi se nuk duuhet të bihem pre e trillimeve politike dhe përpjekjeve që përmes krizave dhe proveseve të papërgatitura dikush të përfitojë. “Duhet të vazhdojmë të çojmë proceset përpara, të liberalizojmë vizat dhe të ecim tutje”, u shpreh Mustafa. Në këtë intervistë për Telegeafin ai ka folur edhe riorganizimin e Qeverisë, ku ka theksuar se gradualisht po plotësohen vendet vakante në qeveri.
“Në mbledhjen e fundit, me propozmin e PDK-së emëruam Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po ashtu do bëjmë bëjmë edhe ndryshime të tjera të nevojshme, tha Mustafa. (J.V/Shuplaka)