1-Dashi (21 mars-20 prill)
Ditë mjaft interesante do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni mjaft mirë në çdo moment dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni. Beqarët do enden sa andej këndej duke kërkuar dashurinë e madhe, por ajo në fakt do jetë me afër sesa ata mendojnë. Buxheti do mbetet i mirë sepse kohët e fundit keni ditur t’i bëni me kujdes dhe maturi të gjitha shpenzimet.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Ditë e veçantë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje, do argëtoheni pafund me partnerin dhe do dashuroheni si asnjëherë më parë. Beqarët bëjnë mirë ta lënë veten të lirë dhe të bëjnë atë që do ndiejnë. Ndonjëherë kështu ndodhin gjërat më të bukura. Financat do mbrohen në çdo moment nga planetët kështu që situata nuk do ketë aspak përkeqësime.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Ju që i urreni aq shumë konfliktet dhe debatet, ja më në fund një ditë kur do ndiheni plotësisht të qetë dhe të lumtur. Gjatë kësaj dite do të qetësoheni dhe do të relaksoheni pafund. Beqarëve do ju ndodhë diçka e bukur dhe zemra do ju rrahë më fort se kurrë më parë. Ne planin financiar do jeni me më shumë fat se më parë dhe kjo do ju lejoje të kryeni disa shpenzime më tepër se zakonisht.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Jeta juaj në çift do jetë si zakonisht sot. Në disa momente madje mund t’iu duket edhe sikur do mbyteni nga rutina. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë edhe pak kohë vetëm kështu qe do i refuzojnë të gjitha ftesat qe do iu bëhen. Financat do përmirësohen aq shumë sa do të bënit mirë ta shfrytëzoni këtë për të berë investime.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Marsi do e bëjë edhe më të bukur jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite prandaj do përjetoni emocione akoma me te forta ju të dashuruarit. Beqarët nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse po gabuan mund të lëndohen tej mase. Për financat duhet të kujdeseni akoma më shumë se më parë sepse gjendja nuk do jetë e mirë. Shpenzimet e tejskajshme dhe dhëniet e huave bëni mirë ti shmangni.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Perspektivat në jetën tuaj në çift do jenë shumë të mira sot. Do mundoheni të kaloni sa më shumë kohë me personin qe keni në krah. Beqarët do kenë disa takime interesante, por ende nuk do ndihen gati të hedhin hapa. Më mirë të presin kohën e duhur kur të jenë gati. Ne planin financiar do i bëni me shumë kujdes llogaritë dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Plutoni do ju përkëdhelë sot juve që jeni në një lidhje. Çdo gjë ka për t’iu ecur si e kishit ëndërruar dhe gjithë kohës do jeni të buzëqeshur. Ata që janë vetëm do tërheqin shumë persona pas vetes dhe do kenë mundësi të bëjnë zgjedhjen më të mirë. Ne planin financiar nuk është mirë të kryeni investime të mëdha sepse ende nuk është përmirësuar situata.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Gjatë kësaj dite do kaloni shumë çaste romantike me partnerin tuaj dhe do ndiheni mjaft mirë në krahët e tij. Asgjë dhe askush nuk do mund t’ua prishë harmoninë dhe mirëkuptimin që ekziston mes jush. Beqarët me shumë gjasa do pëlqejnë dikë me shtetësi te huaj dhe do bëjnë gjithçka për ta afruar. Ne planin financiar nuk do ju dalin aspak probleme kështu që mund të jeni të qetë.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Konfigurimi i yjeve do jetë shumë i mirë gjatë kësaj dite dhe do favorizoje një marrëdhënie të bukur dhe të qëndrueshme. Ju këshillojmë të bëni atë që do ndieni në çdo moment. Beqarët nuk do kenë një periudhë të favorshme dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin e ëndrrave. Ne planin financiar do jeni me më shume fat. Do keni para të mjaftueshme për të bërë investime dhe për të hequr mënjanë.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Kjo ditë ndryshe nga sa mund të parashikohet, do jetë e mbushur me surpriza dhe kënaqësi. Çdo moment do jetë i veçantë dhe emocionues. Beqarët do kenë disa takime, por nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshime. Ne planin financiar do jeni të kujdesshëm dhe të logjikshëm. Situata do jetë e qëndrueshme dhe nuk do keni problem për të kryer shpenzimet e nevojshme.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Marrëdhënia juaj me partnerin do të jetë e qëndrueshme edhe gjatë kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë me të dhe mes jush nuk ka për të pasur konflikte. Beqarët rrezikojnë të bien në dashuri me persona të papërshtatshëm dhe intrigues. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi kështu që sa më parë duhet të merrni masa strikte, nëse i lini gjërat kohës nuk do ringriheni dot lehtësisht.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Tensioni do mbizotërojë gjatë gjithë kohës në jetën tuaj në çift. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin që keni në krah, përkundrazi do jeni të dy palët kokëfortë. Beqarët do kenë shumë mundësi për të realizuar takime dhe mund të hedhin hapat e para drejt një lidhjeje serioze. Ne planin financiar situata do jetë e mirë. Do keni edhe fat, por edhe familjaret do iu japin ndihmesë të madhe.