Qarku i Shkodrës është një nga më të prekurat për motin e keq që ka përshirë vendin ditët fundit. Rreshje e dëborës kanë aritur deri në disa centimetra dhe temertaturat janë nën zero. Sipas të dhënave të fundit nga bashkia, 424 familje janë të izolura nga dëbora në zonat malore.
Arben Gjyraj, nënkryetari i Bashkisë Shkodër tha së kjo situatë në zonat malore është përkeqsuar.
“Është bllokuar aksi i Qafë Thores ndërkohë që ka bllokim edhe në anën tjetër në mail e Shoshit duke bërë që momentalisht të jenë 424 familje në këto zona të izluara. Po punojmë në pjesën Prekal-Theth që mund ta hapim për lëvizjen e qytetarëve. Gjatësia është e madhe dhe e kemi të vështirë për të mbajtur hapur gjithë aksin tërë kohës. Kërkon vëmëndjen edhe të institucineve të tjera”, tha Gjuraj. Ai i ka bërë apel qytetarëve që që të mbajnë furnizim me ujë pasi pritet që të ketë ngrica. (J.V.Shuplaka)