Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Nish-Serbi. Mësohet se rreth 45 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë janë plagosur 17 persona. Ngjarja në fjalë është regjistruar 10 kilometra para Nishit në korridorin që lidh Ballkanin me Evropën Perëndimore.
Nga dëshmitë që sjellin B92 dhe gazeta Lajmi, mësohet se shumica e personave të aksidentuar janë shqiptarë. Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Pas aksidentit, autostrada, ku ka prezencë borë, për pasojë është bllokuar, duke shtuar kështu radhën e madhe të mjeteve. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”604″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]