14:18 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Brenga e një nëne…

15:22 | 06/01/2017
në Te Gjitha
0
Babagjysh mos ardhsh kurrë…

Nga Ilir Hoxholli

Ajo nuk e di se fati i saj po vendoset në një emision televeziv. Nuk ka si ta dijë se ajo është mësuar që hallet e saj t’i zgjidhi jo t’i qajë. Ka rritur pesë fëmijë tre djem dhe dy vajza, të gjithë të martuar dhe me fëmijë. Nuk e njoh këtë nënë por si çdo nënë e kohës së diktaturës dhe më pas ka sakrifikuar gjithçka për fëmijët e saj. Sot lexova një lajm, një lajm që më tronditi, fëmijët me arsyen e varfërisë kishin nxjerrë nënën në treg, dikush duhet ta blente. Dikush që nuk e njeh duhet ta ndihmojë. Sot në emisionin ” Me zemër të hapur” nëna e mbetur në derën e dhëndrit mbase pa e ditur po priste që dikush t’i jepte një strehë.

Djemtë janë në kushte ekonomike të vështira, kanë fëmijët e tyre. Ngjan si ato ngritjet me ballonë, ku fillon dhe pret ata thesët e mbushur me rërë, djemtë prenë nënën e tyre për të siguruar fluturimin familjet e tyre në koshat e ballonave. Jemi mësuar të dëgjojmë të kërkohet ndihmë për fëmijët, për gjendjen ekonomike, për të sëmurë, por sepse nëna ka mbetur jetime, djemtë e kishin mbajtur nga 5-6 vjet, e kjo ishte periudha që e kishin kompesuar nënën.

Djemtë e ndoqën live dhëndrin që kërkonte ndihmë për nënën e tyre apo për vjerrën e tij “që i kishte ngelur në derë”. Mbesa, vajza e njërit prej djemve foli live në emision, duke thënë se nuk kemi mundësi, jetojmë në vështirësi ekonomike, fëmijët nëpër shkolla, e nuk mundemi ta mbajmë nënën.

Mos harro vajzë se pas gjyshes e kanë rradhën prindërit e tu, ti nuk u edukove me sakrificat e babait tënd të mbante nënën, as të xhaxhallarëve. Nuk dua të bëj heroin se nuk ju njoh, por besoj se varfëria nuk lehtësohet duke larguar nënën, ajo as nuk e shton as nuk e pakëson. Nëse do dilte dikush e ta mbante në pëllëmbë të dorës nënën tuaj, ajo s’do ishte kurrë e lumtur, brenga e saj do të ishte se si e nxorrët në rrugë, si mundet kur çdo lot i juaji kur ishit të vegjël ishin dhe lotët e saj. Sa herë ju u sëmurët ajo ishte pranë jush, ju rriti, ju martoi, sot keni fëmijët tuaj, por nëna juaj vlen shumë, për atë nuk ka çmim, asnjë dhimbje gjatë lindjes nuk ia kompesoni.

Unë nuk e di nëse do mundni ta lexoni këtë status dhe ky lajm që ju prodhuat, na shtoi dashurinë për nënat tona, e ndërsa për nënën tuajën ndjemë dhembshuri. Në botë Zoti sjell disa shembuj për t’u ndjekur e disa për të mos u bërë si ata… Kjo botë është e rrumbullakët, ndërsa në tjetrën keni shkelur amanetin e Zotit që nënën mos e kundërshtoni për asgjë, as me një uff ndaj tyre…

Etiketa: BlogIlir Hoxholli
Pas

E shkuara e dy deputetëve të mandatuar sot, kush janë Zejno dhe Çelaj?

Para

Berisha te Grozni: Përmes kësaj rruge do të shkoj shumë larg

Para
Berisha te Grozni: Përmes kësaj rruge do të shkoj shumë larg

Berisha te Grozni: Përmes kësaj rruge do të shkoj shumë larg

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aeroporti i Vlorës, shtysë për rivierën/ Bloomberg: Nxitje edhe për investimin e Kushner në jug

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE për t’u anëtarësuar në Eurozonë prej 1 janar 2026

POSÍ, ka edhe për Ty! Credins bank & Mastercard lançojnë fushatën më të re me fokusin e rritjes së pagesave digjitale në Shqipëri.

Elbasan/ Në lagjen “11 Nëntori”, është gjetur i vetëvarur, në banesë, shtetasi M. B., 37 vjeç. Vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Berisha: Fakti që brenda 24 orësh njoftohen dy misione faktmbledhëse ndërkombëtare tregon se Shqipëria është një emergjencë

Rruga drejt suksesit, u kthye në Shqipëri me 150 euro, sot milioner

Berisha në Bruksel: Raporti i Parlamentit Europian damkosi regjimin e Edi Ramës, u denoncua me qartësinë më të madhe farsa elektorale

“Raporti i PPE damkosi regjimin e Ramës”, Berisha: Denoncoi farsën elektorale të 11 majit!

Dëmtohet gjatë punës në uzinën e ferrokromit/ Elbasan, 51-vjeçari dërgohet në spital

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.