08:32 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Berisha te Grozni: Përmes kësaj rruge do të shkoj shumë larg

15:25 | 06/01/2017
në Sport
0
Berisha te Grozni: Përmes kësaj rruge do të shkoj shumë larg

bernard-berishaBernard Berisha tashmë do të nisë aventurën e re te Terek Grozni. Mesfushori kosovar mbetet brenda kampionatit rus por këtë herë në skuadër do të gjejë edhe dy shqiptarë të tjerë, sulmuesi dhe mesfushorin e kuqezinjëve, Bekim Balaj dhe Odisë Roshi.

Në një prononcim për “Super Sport” Berisha theksoi që ky është fillimi i një rruge përmes së cilës do të shkojë shumë larg.

“Mund të them se jam shumë i kënaqur me kontratën që kam nënshkruar, por ky është vetëm fillimi, një motiv për t’u përmirësuar edhe më shumë. Po më shpërblehet puna dhe sakrifica që kam bërë për disa vite. Të them të drejtën, nuk e konsideroj kontratën më të rëndësishme të karrierës sime. Mendoj se ky është vetëm fillimi dhe në të ardhmen do të jem pjesë e një skuadre më të madhe. Por për ta arritur këtë objektiv, më duhet të punoj akoma më shumë”, u shpreh 25-vjeçari për “SuperSport”.

Balaj dhe Roshi

“Balaj dhe Roshi janë miqtë e mi, dhe besoj se me ta do ta kem shumë më të lehtë përshtatjen. Unë kisha shumë oferta të tjera, por dëshiroja të isha në një ekip me ta. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”, nënvizoi lojtari nga Peja.

Kosova 

“Kosova nuk është më e izoluar si më parë, dhe për këtë ndihem mjaft i lumtur. Jemi munduar të paraqitemi sa më mirë, por të mos harrojmë se jemi në një grup shumë të fortë. Besoj se në 2017-n do të vijë fitorja e parë e Kosovës në këto eliminatore”, përfundoi Bernard Berisha.

Etiketa: bernard berishagroznimesfushori
Pas

Brenga e një nëne…

Para

Gjakovarët thyejnë xhamat e autobusit të pelegrinëve serbë, ndalohen 5 femra nga policia

Para
Gjakovarët thyejnë xhamat e autobusit të pelegrinëve serbë, ndalohen 5 femra nga policia

Gjakovarët thyejnë xhamat e autobusit të pelegrinëve serbë, ndalohen 5 femra nga policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 48-të për konstituimin e Kuvendit

Foshnjat e krijuara duke përdorur ADN-në e tre personave lindin pa sëmundje të trashëgueshme

Izraeli godet Damaskun, SHBA: Është rënë dakord për hapa specifikë që i japin fund dhunës në Siri

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Shkarkimet te pushteti vendor, Instituti i Bashkive: Cenojnë autonominë e pushteteve

Fotot/ Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed

Trump beson se Kina do t’i dënojë me vdekje personat që merren me prodhimin ose shpërndarjen e fentanilit

Trump: Indonezia do të paguajë tarifa prej 19% dhe do të blejë 50 avionë Boeing sipas marrëveshjes tregtare

Parlamenti i Ukrainës mbështet dorëheqjen e kryeministrit Denys Shmyhal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.